Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Sofra Tiranase, i pranishėm presidenti Topi

Mes kėngėve dhe valleve tradicioneve ėshtė mbledhur edhe kėtė vit Sofra Tiranase. I pranishėm ka qenė edhe presidenti i vendit, Bamir Topi, I cili ka vlerėsuar shndėrrimin e kėtij aktiviteti nė njė traditė, jo vetėm pėr tiranasit, por edhe pėr tė ardhurit. »»


G99: KKRT tėrhiq gjobėn ndaj Tv News24

04.09.2008 12:09 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Lėvizja G99 i dėrgoi njė kėrkesė Kėshillit Kombėtar pėr Radio Televizionin ku i kėrkoi tėrheqjen e gjobės deleguar TVNews24. G99 sqaron pikat ku sipas tyre KKRT ka gabuar lidhur me spotin e tyre publicitar dhe ndeshkimin e dhene per hir te tij.
KERKESA E PLOTE E G99  

TIRANE-Lėvizja G99 i kėrkon KKRT-sė (Kėshilli Kombėtar pėr Radio Televizionin) tė rishikojė dhe terheqe vendimin pėr gjobitjen e TVNews24 pėr shkak tė publikimit tė njė spoti tė porositur nga kjo Lėvizje. Nė njė kėrkesė mė shkrim dėrguar kryetares sė KKRT-sė, znj, Mesila Doda dhe pesė anėtarėve tė kėtij Kėshilli tė rikonsideronjė urdhėrin duke e tėrhequr atė, e tė lejohet transmetimi i spoteve tė G99. “G99 ju kėrkon Ju zonja Kryetare, dhe tė gjithė anėtarėve tė KKRT-sė, tė rikonsideroni urdhėrin duke e tėrhequr atė, e tė lejoni transmetimin e spoteve tona, pėr tė riparuar nė kėtė mėnyrė njė shkelje abuzive tė sė drejtės sonė pėr tu shprehur”.

G99 e konsideron ndalimin e spotit tė tyre publicitar dhe gjobitjen e TVNews24 tė padrejtė dhe arbitrar. Sipas kreut tė kėsaj Levizje, Z. Erjon Veliaj, pėrpara se tė gjobiste tv me pretendimin se ky spot ishte elektoral, KKRT duhet te intersohej pėr statusin qė gėzon kjo Lėvizje. “G99 nuk ėshtė subjekt politik as shoqatė politke. Jemi OJF”, sqaron Veliaj.
"Veprimi juaj pėrbėn njė precedent tė rrezikshėm pėr standartet e fjalės sė lirė dhe lirisė sė shprehjes, e pėr rrjedhojė pėrbėn njė shkelje tė parimeve themelore kushtetuese", citohet ne kerkese.

Reagimi i G99 bėhet nė kuadėr tė gjobitjes nga KKRT me njė shumė 800 mijė lekė ndaj Neės24. TV News24 publikoi nje spot ironizues tė porositur nga G99 pėr kryeministrin Berisha nė pėrgjigje tė spotit publicitar tė kreut tė qeverisė pėr luftėn kundėr korrupsionit. Pas kėsaj KKRT gjobiti televizionin me pretendimin se spoti i bėrė nga G99 ėshtė spot elektoral, ndėrkohė qė nė Shqipėri nė njė periudhė qė nė Shqipėri nuk ka fushatė elektorale.

(d.b/Balkanweb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare