Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Gjana: Pollo nuk pati motiv pėr tė ikur nga PD

18.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Ministri i Bujqėsisė, njė nga deputetėt mė tė vjetėr tė PD-sė Jemin Gjana pohon shkrirjen e dy partive tė djathta PD- PDr. Nga ana tjetėr, Gjana thekson se nuk i ka kuptuar asnjėherė largimet nga PD-ja. 

TIRANE- Projekti i Partisė Demokratike pėr tė shkrirė aleatėt e vegjėl brenda saj, po merr formė. Partia Reformatore e Re, ėshtė pjesa e parė e planit tė kryeministrit Berisha, jo vetėm pėr tė zgjeruar PD-nė, por edhe pėr tė zvogėluar numrin e aleatėve. Ende nuk dihet nėse nė planin e kryeministrit, njėkohėsisht dhe tė kryetarit tė PD-sė, janė partitė e tjera tė vogla si PAA-ja e Xhuvelit, PBLD-ja e Starovės, qė ka qenė pjesė e PD-sė, si dhe PAD-ja e Cekės, qė ka qenė njė nga anėtarėt e parė tė partisė sė parė opozitare krijuar nė vend pas 1991-it. Kėtij tė fundit pritet t'i ofrohet njė bashkėpunim i ngushtė me PD-nė nė sezonin e ardhshėm parlamentar dhe deri mė tani ėshtė i vlefshėm ofrimi i postit tė nėnkryetarit tė Parlamentit, mbetur vakant pas largimit tė Bejės drejt Ministrisė sė Arsimit. Ndėrsa nė shtator, pritet tė fillojė procesi i shkrirjes sė PDR-sė me negociata mes palėve. Kėtė fakt e pranoi dhe vetė Jemin Gjana, njė nga funksionarėt por edhe deputetėt mė tė vjetėr tė PD-sė. Ai thekson se kjo shkrirje e PDR-sė do tė realizohet, por nga ana tjetėr thekson se nuk i ka kuptuar asnjėherė largimet nga PD-ja. "Ajo qė mund tė them me siguri, si njeri qė nuk ėshtė larguar kurrė nga strukturat e PD-sė, ėshtė se edhe largimet nuk kanė qenė tė motivuara, bashkimet mund tė jenė tė motivuara. Nuk kam gjetur asnjė motiv pėr largimet qė janė bėrė", - u shpreh Gjana. Me kėtė deklaratė tė tij, Gjana zbardh njė pjesė tė planit tė Berishės, qė gjithmonė me afrimin e fushatave elektorale, kryesisht pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, u ka ofruar tė larguarve tė PD-sė njė afrim me tė. Po njė pjesė e kėtij plani tė Berishės ka qenė thjeshtė demagogji, pasi asnjėherė nuk u ėshtė bėrė ftesė konkrete tė larguarve nga PD-ja. Pollo ėshtė i detyruar ta pranojė ofertėn, pėr shkak se partia e tij ka vetėm dy deputetė dhe kėta tė dhuruar nga PD-ja, dhe se PDR-ja nuk ka asnjė impakt nė elektoratin shqiptar. Nė njė intervistė tė tij, Pollo nuk ka dashur tė shprehet me pika konkrete pėr planin e shkrirjes, por ka lėnė tė kuptohet se nė shkėmbim tė realizimit tė planit, ai do tė marrė edhe nė 2009-ėn njė vend nė Parlamentin shqiptar sė bashku me Tritan Shehun. PDr-ja, aktualisht nė qeverisje mban postin mė tė lartė se asnjė parti tjetėr e koalicionit, atė tė zėvendėskryeministrit. Por njė post tė tillė, partia fituese asnjėherė nuk ia lė njė partie aleate, prandaj dhe Berisha ka zgjedhur Pollon si zėvendėskryeministėr, duke e konsideruar pjesė tė PD-sė dhe jo tė PDR-sė.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare