Gjoba e NEWS24, Rama: Berisha, bėn shurdhin!
05.09.2008 12:04 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
REAGON RAMA
MEDIAT E HUAJA
BERISHA HESHT
TIRANE- Kreu i PS, Edi Rama kėrkoi sot nga kryeministri Berisha tė ndalohet dhuna ndaj mediave pėrmes gjobave arbitrare tė shumicės politike tė KKRT qė pėrfaqėson qeverinė nė atė institucion. Rama gjithashtu akuzoi Berishėn se po bėn fushatė elektorale tė paligjshme. “Dua t'i bėj sot apel kryeministrit Berisha pėr tė mos e provokuar mė tej opozitėn duke pėrdorur lekėt e shqiptarėve pėr njė fushatė elektorale tė paligjshme”.
Rama i bėri sot kryeministrit Berisha 4 kėrkesa konkrete:
1. Tė ndalohen njėsoj me ligj, pėr tė gjitha subjektet politike, ose tė lejohen njėsoj me ligj, pėr tė gjitha subjektet politike, spotet televizive jashtė periudhės elektorale tė pėrcaktuar nga ligji.
2. Tė mos ketė asnjė kufizim ligjor pėr spotet sensibilizuese tė subjekteve tė shoqėrisė civile pėr problemet e vendit e tė qeverisjes sė tij nė nivel qėndror e vendor.
3. Tė pėrcaktohet qartė me ligj llojin dhe kohėzgjatjen e njoftimeve tė qeverisė apo institucioneve shtetėrore pėrmes spoteve televizive.
4. Tė ndalohet dhuna ndaj mediave pėrmes gjobave arbitrare tė shumicės politike tė KKRT qė pėrfaqėson qeverinė nė atė institucion.
Lidhur me gjobėn e vėnė ndaj TV NEWS24 vetėm sepse transmetoi njė spot kritik ndaj kryemisnitrit tė porositur nga njė OJF, Rama tha se kryemisnitri “tė mos bėjė as shurdhin e as budallain nė lidhje me faktin se KKRT-ja, pėrmes kryetares sė zgjedhur prej qeverisė, ka gjobitur nė mėnyrė tė paligjshme televizionet qė kanė transmetuar njė reagim tė ligjshėm tė qytetarėve tė kėtij vendi ndaj spotit tė kryeministrit.”
(s.g/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































