Gjoba ndaj NEWS 24, Media e huaj: Berisha bėj kujdes
04.09.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANA- Mediat e huaja komentojnė gjobėn e vendosur ndaj televizionit tė pavarur shqiptar NEWS 24, duke e konsideruar si “njė masė dhunuese e qeverisė ndaj shtypit tė lirė”. Agjencia prestigjoze amerikane e lajmeve “Associated Press” i kushton njė artikull kėtij skandali nėn titullin: “Albanian TV station fined over anti-gov't spot”, (Stacioni televiziv shqiptar gjobitet pėr njė spot antiqeveritar. http://www.forbes.com/feeds/ap/2008/09/03/ap5385033.html
“Berisha dėshiron tė blejė disa kanale mediatike dhe tė frikėsojė mediat e tjera”- citon Associated Press kryeredaktorin e tv NEWS24 Ilir Babaramo.
Nė shkrim sqarohet pretendimi i NEWS 24 se nuk ėshtė shkelur ligjin pasi G99 nuk ėshtė njė parti politike. Neni 55 tė cilės i referohet KKRT ndalon publikimin e reklamave tė partive politike jashtė fushatės elektorale.
Mė pas Associatet Press kujton se shpesh media Shqiptare ėshtė kėrcėnuar nga autoritetet vendore sa herė qė kritikojnė njė qeveri qė nga rėnia e regjimit totalitar komunist.
Associatet Press kujton se Bashkimi Europian i ka kėrkuar Shqipėrisė lirinė e shtypit si njė ndėr tre kushtet pėr anėtarėsimin e saj nė BE. Dy kushtet e tjera janė pavarėsia nė sistemin e drejtėsisė dhe tė drejtat mbi pronėn.
Gjoba arbitrare e vendosur nga KKRT ndaj NEWS 24, gjithashtu ėshtė komentuar dhe nga mediat tė tjera si BBC por edhe agjencia e lajmeve BalkanInsight.
Nė artikullin e titulluar “Albania TV Station Fined for Critical Advert” (Stacioni televiziv shqiptar gjobitet pėr reklamėn kritike http://www.balkaninsight.com/en/main/news/12846
Agjencia e lajmeve Balkaninsight i referohet dhe njė studimi tė publikuar nė mars nga USAID dhe e mbėshtetur nga SHBA ku thuhet se korrupsioni nė Shqipėri ėshtė mė madh se nė vitet e kaluara.
Sipas kėtij studimi 92 % e shqiptarėve pranojnė se korrupsioni gjendet kudo nė zyrat e shėrbimeve publike. Korrupsioni mbetet njė ndėr problemet mė madhore tė Shqipėrisė dhe ndikon shumė nė imazhin e Shqipėrisė jashtė vendit. Lufta e korrupsionit mbetet njė ndėr kushtet e BE-sė pėr anėtarėsimin.
(eva kushova/suela gera/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































