Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Ish-ministri i Jashtėm Kastriot Islami, "syri" i KE-sė nė Oseti

19.08.2008 06:56 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaTedi Blushi
Ish- ministri i Jashtėm shqiptar, Kastriot Islami sė bashku me diplomatin hungarez Mįtyįs Eörsi ndodhen nė Tbilis pėr tė mbledhur informacion dhe tė diskutojnė nė lidhje me situatėn nė Osetinė e Jugut 

TIRANE-  I sh-ministri ynė i Jashtėm, Kastriot Islami do tė jetė reporteri i Kėshillit tė Europės nė njė ndėr zonat mė tė nxehta tė diplomacisė ndėrkombėtare, siē ėshtė momentalisht Gjeorgjia. Islami bashkė me njė diplomat hungarez, Mįtyįs Eörsi ndodhen tashmė nė Tbilis pėr tė mbledhur informacion dhe tė diskutojnė nė lidhje me situatėn e rėnduar pas ndėrhyrjes sė forcave ushtarake ruse nė rajonin e Osetisė sė Jugut. Kėshilli i Europės, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp sqaroi dje se gjatė vizitės sė tyre treditore nė Gjeorgji, Islami dhe Eörsi do tė zhvillojnė takime me Presidentin Shakashvili, kryetarin e Parlamentit gjeorgjian, ministrin e Punėve tė Jashtme, tė Mbrojtjes dhe atė tė Brendshėm. Ndėrkaq, vetėm pak minuta pėrpara nisjes, Islami tha pėr televizionin "Neės 24", se do tė tentohet ndėrmjetėsimi mes palėve pėr tė ndalur dhunėn nė rrugė. Situata nė Gjeorgji sipas ish-kryediplomatit shqiptar, po pėrdoret nga autoritetet ruse pėr tė ndikuar negativisht edhe nė statusin e Kosovės. Ky fakt, sipas Islamit, u pa qartė edhe nė takimin e zhvilluar ditė mė parė nė Gjermani. Sipas zotit Islami, gjendja nė Gjeorgji ėshtė shumė shqetėsuese dhe palėt duhet tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė ndalur kėtė konflikt tė armatosur, i cili mund tė ketė pasoja shumė tė rėnda. Ish-ministri i Jashtėm ėshtė shprehur se veprimet e ndėrmarra nga Kremlini, duke dėrguar trupat e saj nė kufirin me Gjeorgjinė dhe sulmimi i saj me artileri tė rėndė, ėshtė i nxituar dhe mund tė ndikojė nė destabilizimin e situatės, jo vetėm midis dy vendeve, por nė tė gjithė rajonin. Islami shton se tradicionalisht, marrėdhėniet midis dy vendeve nė konflikt nuk kanė qenė tė mira, qė kur Gjeorgjia u shkėput nga ish- Bashkimit Sovjetik. Nė lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, se Shtetet e Bashkuara mbėshtesin popullin e Osetisė, sipas Islamit kjo deklaratė e Bushit nėnkupton qė Amerika ėshtė kundėr ndėrhyrjes sė Rusisė. Nga bombardimet mbi Osetinė, numri i tė vrarėve ka arritur nė mbi 1 mijė dhe mijėra tė tjerė tė plagosur. Kryeministri rus, Vladimir Putin, deklaroi pak ditė mė parė nė Vladikavkaz, se konflikti i armatosur nė rajonin separatist tė Osetisė sė Jugut kishte shkaktuar dhjetėra tė vdekur dhe qindra tė plagosur. Abkhazia dhe Osetia Jugore shpallėn pavarėsinė de fakto nga Gjeorgjia nė fillimin e viteve '90. Presidenti i Gjeorgjisė, Mikhail Saakashvili ka premtuar vazhdimisht tė kthejė rajonet nėn kontrollin e qeverisė qendrore, pėrmes njė zgjidhjeje paqėsore tė konfliktit. Prej 6-muajsh, Shqipėria ka reporterin e saj nė Kėshillin e Europės lidhur me ngjarje tė ndryshme dhe debate tė nxehta tė politikės ndėrkombėtare. Konflikti nė Gjeorgji e ka detyruar Kėshillin e Europės tė ēojė tė dėrguarit e posaēėm, tė cilėt veē raportit nga terreni, kanė mision edhe uljen e gjakrave mes Presidentit dhe opozites, pas akuzave qė kjo e fundit i ka bėrė kreut tė shtetit pėr korrupsion dhe keqmenaxhim tė ekonomisė sė vendit.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare