Itali, bie avioni, njė nga viktimat Florent Ergika
27.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
ALESANDRIA- Shqiptari i cili vdiq dje pasdite nė njė aksident ajror nė Aleksandrino tė Italisė ėshtė Florent Ergika. Sipas medias italiane 30 vjecari ishte nė Itali pėr muajin e mjaltit dhe
ishte i ftuari i Claudio Grecos, kunati i Alain Elkan, shkrimtar dhe gazetar i njohur nė Itali.
Edhe ky i fundit vdiq nė aksidentin ajror qė ndodhi dje pasdite rreth orės 19. 30 minuta nė Alesandrino.
Avioni i vogėl ku udhėtonin dy miqtė, njėri shqiptar dhe tjetri italian u rrėzua dje pasdite nė lumin Po nė Basinjana, nė Aleksandrino tė Italisė. Pėrplasja ka qenė fatale pėr tė dy personat tė cilėt menjėherė kanė humbur jetėn. Florent Ergika sė bashku me Claudio Grekon, 57 vjec ishin nisur me avion nga Piovera e Alesandrinos dhe pasi kishin kryer vetėm disa milje fluturim janė rrėzuar nė ujrat e lumit Po. Policia po heton pėr tė zbuluar shkaqet qė kanė cuar avionin tė pėrplasej.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































