Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Komploti "Fort Diks", shqiptarėt kėrkojnė shtyrjen e gjyqit

20.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaEva Kushova
Pesė tė pandehurit, mes tė cilėve dhe 3 shqiptarė, tė akuzuar pėr komplot ndaj bazės ushtarake Fort Diks nė 2007 kėrkojnė shtyrjen e procesit gjyqėsor. Njė nga dėshmitarėt e mbrojtjes nuk mund tė paraqitet nė gjyq. 

NJU JORK- Pesė personat e akuzuar pėr komplot ndaj bazės amerikane Fort Diks, tre prej tė cileve shqiptarė kanė kėrkuar shtyrjen e gjyqit tė planifikuar pėr nė shtator, pasi dėshmitari kryesor ėshtė thirrur me detyrė nė Irak. Tre nga tė dyshuarit vėllezėrit Shain, Dritan dhe Elvir Duka janė emigrantė nga Shqipėria ndėrsa Muhamad Shnefer qytetar gjeorgjian e Serdar Tartar me origjinė nga Turqia, tė gjithė nė kohėn e planifikimit tė komplotit jetonin ne SHBA. Tė pestė akuzohen pėr komplot ndaj bazės amerikane, pėr pėrgatitje tė veprimeve tė armatosura pėr tė vrarė ushtare amerikanė. Nė kėrkesėn e bėrė nga mbrojtėsit e tė pandehurve pėr shtyrjen e gjyqit thuhet sė njė rezervist ushtrie Gregori Li, qė njėkohėsisht ėshtė agjent federal nė pension me eksperiencė nė cėshtjet e terrorit ka kaluar 142 orė nė rishikimin e fakteve dhe ėshtė pėrgatitur tė dėshmojė nė favor tė mbrojtjes. Aktualisht ai ėshtė me detyrė nė Irak dhe avokatėt e kanė tė vėshtirė ta zėvendėsojnė pėr shkak tė kohės sė pamjaftueshme. Gjyqi nis nė Kampden mė 29 shtator. Tė pestė tė akuzuarit, pėrfshi tre shqiptarėt e kanė shpallur veten tė pafajshėm. Nėse pranohet kėrkesa pėr shtyrje, atėherė seanca mund tė nisė pas disa javėsh, ose muajsh. Mediat thonė se ky do tė jetė gjyqi mė i madh pėr terrorizėm qė nga 11 shtatori 2001. Tė gjithė tė pandehurit tė moshės rreth tė 20-tave janė qyuajtur islamikė radikale. Ata u arrestuan nė maj 2007 pas njė operacioni 15 mujor investigimi nga FBI.

(s.g/NEWS24/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare