Kryeministri Hashim Thaci me familjen pushime nė Dhėrmi
17.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Kryeministri kosovar Hashim Thaci zgjedh bregdetin shqiptar pėr tė kaluar pushimet verore. Prej dhjetė ditėsh kreu i qeverisė kosovare ndodhet nė plazhin e Dhėrmiut i shoqėruar dhe nga familja e tij.
VLORE- Bregdeti shqiptar josh jo vetėm qytetarėt e thjeshtė kosovarė por edhe drejtuesit e shtetit mė tė ri nė botė.
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka zgjedhur bregdetin e bukur jonian pėr tė kaluar pushimet verore. I shoqėruar nga bashkėshortja dhe djali i tij kreu i qeverisė kosovare Hashim Thaci prej 10 ditėsh ndodhet nė plazhin e Dhėrmiut, nė qytetin e Vlorės.
Edhe presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu zgjodhi bregdetin shqiptar pėr tė kaluar pushimet verore. Pak ditė mė parė presidenti Sejdiu i shoqėruar dhe nga familja e tij ishte nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Nė kėtė qytet Presidenti Sejdiu zhvilloi dhe njė takim miqėsor, jo zyrtar me presidentin shqiptar Bamir Topi.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































