Kukėsi pa ujė tė pijshėm, shkak amortizimi i rrjetit
03.07.2008 18:09 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
KUKĖS - Qyteti I Kukėsit ėshtė pėrfshirė nga kriza e ujit tė pijshėm edhe pse burimet kanė prurjet e bollshme nė ujėsjellės. Amortizimi I tejskajshėm I rrjetit shpėrndarės ka krijuar anomali pėr furnizimin me ujė tė qytetarėve. Ata duhet tė zėnė radhė shumė herėt pėr tė pritur sasinė e paktė tė ujit qė vjen vetėm nė katet e para tė pallateve. Mungesėn e ujit tė pijshėm, drejtuesit e ujėsjellėsit e lidhin gjithashtu edhe me dėmtimet e rėnda tė rrjetit qė I bėjnė banorėt e zonave pėrreth,duke e pėrdorur pėr vaditje. Ndėrsa pėr rikonstruksionin e linjave burimet lokale bėjnė tė ditur se ka njė mungesė tė theksuar tė financimeve.
Ndėrkohė shoqėria e ujėsjellėsit nė Kukės e mbėshtetur nga policia bashkiake dhe ajo e rendit ka ndėrmarre njė aksion pėr tė ndėrprerė lidhjet e paligjshme nė rrjetin ujėsjellėsit. Sipas tyre kjo do tė pėrmirėsojė ndjeshėm furnizimin me ujė tė qytetarėve.
(a.s/News24/Balkanweb)
lajme.parajsa.com































