LSI: Pėr zgjedhje do bėjmė aleancė dhe me Nanon
27.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Nėnkryetari i LSI-sė, Pėllumb Xhufi paralajmėron surpriza pėr zgjedhjet e 2009. Ai e konsideroi tė mundshėm koalicionin me ish kryeministrin Fatos Nano, PDK-nė dhe PBDNJ-nė.
TIRANE- Lėvizja Socialiste pėr Integrim paralajmėron jo pak surpriza pėr zgjedhjet parlamentare tė 2009-s. Bashkėpunimi me ish- kryeministrin Fatos Nano, demokristianėt e Nard Ndokės dhe Partinė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, janė tri objektivat e saj mė tė afėrta, nga ku besohet tė vijė dhe fitorja nė zgjedhje. Numri dy i LSI-sė, Pėllumb Xhufi, nė njė prononcim tė djeshėm pėr mediat e konsideroi mė tė mundshme se kurrė arritjen e kėsaj aleance. "Nuk kemi ndonjė kontakt me kėto dy parti; natyrisht, njė koalicion me to do tė kėrkonte tė tjera gjėra, ky nuk ėshtė njė koalicion pragmatik, por bashkėpunimi mund tė zgjerohet edhe me forca tė djathta, pse jo, edhe luftėn me referendumin ne e kemi pasur me shumė kėnaqėsi edhe me pėrfaqėsues tė sė djathtės", - vuri nė dukje Xhufi, pėr tė theksuar mandej se "koalicioni 'E Majta pėr Integrim', ėshtė i hapur. Nuk mund tė themi sot se kush mund tė bėjė pjesė nė tė, pasi nesėr mund tė hyjnė 5 parti tė tjera", saktėsoi ai. I pyetur sakaq pėr deputetin e Sarandės, Fatos Nanon, Xhufi kujton ofertėn e pak muajve mė parė, kur LSI-ja kėrkoi tė dialogonte me tė kundėr ndryshimeve kushtetuese tė miratuara me konsensus PD-PS. "Zoti Nano sigurisht ka partinė e tij, ka opsionet e tij, tė cilat mendoj qė nuk gėrshetohen pėr njė ndėrmarrje tė tillė. Sigurisht, ne me zotin Nano dhe me kėdo, kemi dėshiruar dhe do tė dėshironim qė tė bashkėpunonim pėr ēėshtje tė tilla madhore, siē ishte rasti i ndryshimeve kushtetuese", - nėnvizoi ai. Xhufi sakaq la tė hapur njė tjetėr mundėsi, qė ėshtė dalja e vetme e LSI-sė nė zgjedhjet e 2009-ės. "Ēdo forcė politike ka edhe tė drejtėn e zotit qė tė garojė e vetme, si mund tė imponosh 'ti' qė 'unė', pėr tė garuar nė garėn elektorale duhet tė futem patjetėr nė njė koalicion?", - theksoi ai. Ndėrkaq, LSI-ja mbetet statike vetėm nė pozicionin pėr tė mos u bėrė pjesė e koalicionit tė pėrbėrė, tė propozuar nga PS-ja, koalicion tė cilin, Xhufi me ironi e quajti "tė barabartė me tufėzimin blegtoral qė u bė nė periudhėn e diktaturės". Kėsisoj, mes gjithė alternativave pėr bashkėpunim qė dalin pėrpara LSI-sė, kjo sipas Xhufit ėshtė totalisht e pėrjashtuar. Pėrndryshe, sikundėr theksoi, "nėse kjo do tė bėhej nesėr, do tė thoshin troē tė gjithė qė tė vėmė LSI-nė nė poltronin e ekzekutimit, do ta pushkatojmė".
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































