Ligji i prokurorisė, LSI paraqet mangėsitė
08.09.2008 00:04 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANĖ – LSI ka reaguar sot nė lidhje me ligjin pėr prokurorinė. Konkretisht anėtari i Kryesisė sė LSI, Spartak Braho tha se ndonėse pretendohet nga mazhoranca se po vazhdon reformimin e organeve tė drejtėsisė, duke e konsideruar sukses miratimin konsensual PD-PS tė ligjit pėr pushtetin gjyqėsor para do kohėsh, nė fakt ajo qė u sanksionua nga miratimi i kėtij ligji ėshtė vetėm shkelje e pavarėsisė dhe uzurpim nga ekzekutivi i pushtetit gjyqėsor.
“Nuk kanė kaluar shumė kohė nga uzurpimi dhe presioni i ushtruar ndaj gjyqėsorit po jep pasojat e saj. Largimi dhe dorėheqja e disa gjyqtarėve kėto ditė, nė shenjė proteste e dėshmon mė sė miri kėtė fakt”, tha Braho duke shtuar se tani po synohet goditja dhe uzurpimi po me ligj i organit tė Prokurorisė. Nė kėtė mėnyrė Lėvizja Socialiste pėr Integrim tėrheq vėmendjen dhe denoncon kėto synime dhe tentativa tė mazhorancės duke theksuar se vendit I duhet njė prokurori e fortė, e pavarur tėrėsisht, me integritet dhe efikasitet nė luftėn kundėr krimit.
Duke shprehur qėndrimet e saj pėr ligjin e Prokurorisė, LSI shprehet se “nuk mund tė pranohet ideja dhe synimi i Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė futur nė ligj konceptin e pezullimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kėtė ēėshtje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe vetė Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj. Nuk mund tė pranohet ideja dhe synimi i Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė rritur ndikimin direkt tė saj, nė strukturėn e Kėshillit tė Prokurorisė, si dhe tė eliminohet prezenca aktive e pėrfaqėsuesit tė Presidentit. Nuk mund tė pranohet synimi pėr ta lėnė pa sqaruar, pra tė paligjėruar dhe sanksionuar nė ligj statusin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pas mbarimit tė mandatit tė tij, si edhe tentativa pėr tė ulur pagėn dhe shpėrblimin e prokurorėve nėn nivelin aktual.
Nuk mund tė pranohet pezullimi i prokurorėve tė thjeshtė nga detyra pėr shkak tė akuzave tė pabazuara apo presione qė vijnė pėr shkak tė funksioneve dhe veprimtarisė sė tyre nė detyrė. Mbrojtja e tyre qė trajtohet padrejtėsisht si “ēėshtje imuniteti” garantohet vetėm nga Prokurori i Pėrgjithshėm.
Nuk mund tė pranohet ndėrhyrja nė ligj me synimin e shmangies nga drejtimi direkt i organit tė Prokurorisė, tė Policisė Gjyqėsore nė procesin e hetimit.
Eshtė i papranueshėm, madje shkelje e rėndė e ligjit kalimi i tyre nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme pėr funksionet hetimore.
Prokuroria e Pėrgjithshme duhet tė anullojė urdhrin e pėrbashkėt me Ministrin e Brendshėm pėr kėtė ēėshtje, pra pėr kalimin e Policisė Gjyqėsore nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, si tė pabazuar nė ligj.
Nuk mund tė lejohen lėvizjet dhe emėrimet, transferimet dhe ngritja nė detyrė e prokurorėve pa marrė mė parė pėlqimin e tyre.
Nuk mund tė lejohet mė ky regjim sigurimi dhe ruajtje tė jeės sė prokurorėve, ndaj ėshtė e domosdoshme qė pranė organit tė prokurorisė tė ngrihet dhe tė funksionojė nė varėsi tė saj njė trup e posaēme policore.
Nuk mund tė lejohet qė pavarėsia financiare e Prokurorisė tė jetė e kufizuar plotėsisht nga Ministria e Financave. Kėrkesat pėr burimet dhe mbėshtjetjet financiare tė kėtij organi duhet tė kenė prioritet nga ekzekutivi dhe vetėm Kuvendi i Shqipėrisė mund tė vendosė pėr to”, pėrfundon Braho.
Tė gjitha kėto ēėshtje dhe tė tjera qė lidhen me statusin e prokurorėve, ekspertėt e LSI-sė kanė paraqitur projekt-draftin pėrkatės, i cili sot iu dėrgua Presidencės, Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Ministrisė sė Drejtėsisė, Kuvendit tė Shqipėrisė, Shoqatės sė Prokurorėve, EURALIUS-it, Ambasadės tė SHBA-sė, etj.
(a.s/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































