Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Lėvrohen 1800 bursa, pėr studentė e nxėnės

28.08.2008 06:42 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaGilmana Bushati
Qeveria miratoi ndihmėn ekonomike pėr 1790 nxėnės dhe studentė tė vitit shkollor 2008-`09. Pėr shkollat e larta, kuota mujore arrin deri nė 9 mijė lekė. 

TIRANE-  Qeveria akordoi 1790 bursa pėr vitin akademik 2008-2009, nga tė cilat 1600 do tė jenė pėr studentėt dhe 190 pėr nxėnėsit e shkollave. Kriteret pėr tė pėrfituar kėto bursa ėshtė qė nė tė ardhurat familjare, kufiri minimal tė jetė 2600 lekė pėr frymė dhe ai maksimal 4600 lekė pėr frymė. Pėrfitojnė bursa dhe fėmijėt e punonjėsve tė policisė qė kanė humbur jetėn nė krye dhe pėr shkak tė detyrės, kjo kategori hyn nė ato qė pėrfitojnė jashtė kriterit ekonomik. Ndėrsa sipas kriterit ekonomik, pėrfitojnė nxėnėsit dhe studentėt qė vazhdojnė studimet 5 kilometra larg vendbanimit tė tyre; nxėnėsit qė banojnė nė fshat pa shkollė 9-vjeēare; nxėnėsi/studenti qė kanė fituar statusin e jetimit; ata qė kanė humbur kujdestarinė prindėrore; studentėt bashkėshortė qė vendoset nė konvikt; fėmija, nxėnės apo student qė ka fituar statusin e invalidit. Sipas rezultateve, pėrfitojnė tė gjithė ata nxėnės dhe studentė qė kanė mbaruar vitin pararendės me tė gjitha 10-ta; qė kanė mbaruar shkollėn e mesme me medalje ari; 30 studentėt qė dolėn me rezultate tė mira nė provimin e maturės shtetėrore; studentėt qė kanė mbaruar vitin akademik me tė gjitha 10-ta; studentėt qė kanė pėrfunduar me mesatare mbi 8 nė degėt matematikė, fizikė. Tė gjithė ata studentė dhe nxėnės qė kanė tė ardhura familjare mbi shifrėn 4600 lekė pėr frymė dhe nuk kanė specifikat e mėsipėrme nuk do tė kenė mundėsi pėrfitimi tė bursės. Ka njė shėnim specifik tė Ministrisė sė Arsimit: "Nxėnėsit dhe studentėt nga fshati pėrfitojnė bursė, kur familja pėrfiton ndihmė ekonomike, nė varėsi tė masės sė kėsaj ndihme, brenda planit tė akorduar pėr secilėn njėsi tė pushtetit vendor". Bursat pėr shkollėn e mesme janė parashikuar tė jepen pėr nxėnėsit e viteve tė dyta, pasi nė kėtė vit akademik, pėr shkak tė kalimit tė sistemit shkollor nga 8 nė 9-vjeēar, nuk do tė ketė vit tė pare. Gjithashtu, kėtė bursė do ta pėrfitojnė nxėnėsit e shkollave tė profilizuara si veterinari, bujqėsi, ndėrtim dhe pyjore. Nė bazė tė pasqyrės sė publikuar, bursat e plota pėr shkollat nėntėvjeēare dhe ato tė mesme variojnė nga 6000-6500 lekė dhe sipas Ministrisė sė Arsimit, ka njė rritje prej 20 pėr qind nga vlera e vjetshme e bursės. Kjo ėshtė bėrė pėr shkak tė rritjes sė ēmimeve. Ndėrsa kuota ditore pėr nxėnėsit e kėtyre shkollave ka qenė 164 lekė dhe ėshtė bėrė 193.8 lekė. Ka shtesė prej 500 lekėsh bursa pėr studentėt e shkollave tė larta. Nga 8000-8500 lekė, ajo bėhet pėr kėtė vit akademik 8500-9000 dhe sipas Ministrisė kjo bėhet pėr shkak se 500 lekė do t'i kalojnė si rritje e tarifės sė akomodimit nė Sha "Trajtimi i Studentėve", nė Qytetin e Studentėve. Tė gjitha tė dhėnat pėr bursat qė pėrfitojnė, pėr gjysmė bursat dhe pėr pagesat pasqyrohen nė dy pasqyrat e publikuara.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare