Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Malaj: S’me kanė thirrur pėr tė dėshmuar nė Greqi

17.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaGilmana Bushati
Deputeti socialist, ish- ministri i Financave Arben Malaj mohon tė jetė thirrur nga gjykata greke pėr tė dėshmuar kundėr Lefter Cenajt. Malaj: Akuzat kundra meje janė politike. 

TIRANE- Nuk kam pasur asnjė ftesė apo shkresė pėr tė dėshmuar nė gjyq kundėr Lefter Cenajt si dhe nuk kam qenė administrator i firmės sė tij”. Kjo ishte deklarata e djeshme e bėrė nga deputeti Arben Malaj, i cili u akuzua dje nga avokati i shtetit, Eduard Halimi pėr pengim tė procesit tė zbardhjes sė tė vėrtetės sė firmės piramidale “Cenaj” si dhe pengim tė marrjes sė shumės sė kreditorėve tė kėsaj firme, qė vite mė pare u depozituan nė bankat greke. Arben Malaj nė njė deklaratė pėr “Shqiptaren”, i pėrgjigjet menjėherė avokatit tė shtetit, duke e konsideruar kėtė tė fundit njė avokat politik tė PD-sė, i cili vetėm mashtron opinionin publik. Deputeti i Partisė Socialiste u shpreh shkurt dje lidhur me pretendimet e Eduard Halimit pėr ēėshtjen “Cenaj”, duke i pėrmbledhur nė katėr pika. “Kompania piramidale “Cenaj” ėshtė vėnė nėn kontroll nga shteti kur unė kam qenė ministėr i Financave, e dyta; ka qenė qeveria e Partisė Socialiste qė ka kėrkuar ekstradimin e Lefter Cenajt nga Greqia dhe jo qeveria e Partisė Demokratike”, - tha dje Malaj. Me dy deklaratat e para, Malaj pėrpiqet tė sqarojė situatėn lidhur me zhurmėn qė po bėhet jo vetėm pėr kompaninė piramidale tė “Cenajt”, por edhe me ekstradimin e tij nga Greqia, ekstradim i cili po konsiderohet si sukses i qeverisjes aktuale. Mė pas ai bėn deklaratėn tjetėr, se “nuk kam qenė administrator i firmės ‘Cenaj’”. Pėr kėtė pikė ai ėshtė akuzuar disa herė nga vetė Berisha, si kryetar i opozitės pėr lidhjet e tij me kėtė firmė, pasiqė ka administruar tė gjithė paratė e kreditorėve. Ndėrsa pėr deklaratėn e Eduard Halimit se Malaj nuk ėshtė paraqitur nė gjykatat greke pas shumė kėrkesave pėr tė dėshmuar nė procesin e Lefter Cenajt, ish-ministri pėrgjigjet, se “s’kam pasur asnjė ftesė apo shkresė qė unė si ministėr i Financave tė dėshmoja nė kėtė proces”. Nga ana tjetėr, Halimi pretendon se gjykatat greke i kanė shtyrė disa here seancat gjyqėsore pėr shkak tė mos paraqitjes sė Malajt nė gjykatė. Madje, ai dje la tė kuptohej se ka qenė Malaj, si ministėr i Financave, qė nuk ka lejuar tė paraqiten nė tė njėjtat gjykata pėr tė njėjtėn arsye dhe Fahrudin Arapin, kryeadministratori i kėtyre firmave, i cili ishte nė varėsi tė ministrit. Pavarėsisht akuzave politike qė i janė bėrė Malajt nga ana e Partisė Demokratike pėr faktin se ai ka qenė drejtues i njėrės prej firmave kryesore me qendėr nė Vlorė, ai nuk e ka pranuar asnjėherė kėtė fakt, tė cilin e pėrsėrit sėrish, pra qė nuk ka qenė administrator i njė firme piramidale.
Ekstradimi i Cenajt ka rikthyer edhe njėherė debatin mes sė majtės dhe tė djathtės pėr ēėshtjen e firmave piramidale. Ky debat pėrbėhet nga akuza dhe kundėr akuza, pasi secila prej tyre pėrpiqet tė largojė nga vetja pėrgjegjėsinė pėr kėtė periudhė tė vėshtirė tė historisė sė Shqipėrisė, siē ishin vitet 1995-1997, tė cilat kulmuan me njė luftė mes shqiptarėve. Berisha si president, pavarėsisht paralajmėrimit, nuk ka bėrė asgjė pėr ndalimin e kėtyre firmave, madje disa prej tyre kanė financuar fushatėn elektorale tė tij tė zgjedhjeve tė 1996. Shumė kohė pas ngjarjeve tė 1997 ai i ka kėrkuar falje qytetarėve shqiptarė qė nuk arriti t’i bllokonte kėto firma. Por nga ana tjetėr, socialistėt nė opozitė e ngritėn shumė vonė zėrin e tyre tė protestės kundėr kėtyre firmave, madje kjo ndodhi vetėm kur humbėn zgjedhjet e 1996. Kur erdhėn nė pushtet, socialistėt organizuan njė proces tė gjatė dhe tė vėshtirė pėr administrimin dhe kthimin e parave tė kreditorėve. Ky proces u shoqėrua me akuza nga ana e PD-sė, e cila akuzonte drejtuesit socialistė se po i blinin asetet e firmave me vlera qesharake duke i kthyer vetėm njė pjesė shumė tė vogėl qytetarėve shqiptarė.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare