Mbledhja e NATO-s, Shqipėria ulet krah vendeve tė Aleancės
19.08.2008 06:44 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
BRUKSEL- Sot Shqipėria ėshtė ftuar nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė anėtarėve tė NATO-sė, mbledhje e cila zhvillohet nė Bruksel. Kjo ėshtė mbledhja e radhės e ministrave tė Jashtėm dhe Basha do tė renditet nė tryezė, ashtu si gjithė homologėt e tjerė tė kėsaj aleance. Me tė njėjtin status do tė ulet dhe ministri i Jashtėm kroat, atdheu i tė cilit mori ftesėn pėr t'u anėtarėsuar nė NATO nė prill tė kėtij viti, njėkohėsisht me vendin tone. Ky ėshtė takimi i parė i Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut nė nivel ministrash tė Jashtėm, nė tė cilin ftohen tė marrin pjesė Shqipėria dhe Kroacia. Nė qendėr tė kėtij takimi tė jashtėzakonshėm tė ministrave tė Jashtėm tė NATO-s do tė jenė situata dhe zhvillimet nė Gjeorgji si dhe marrja e vendimeve pėrkatėse. SHBA-ja, nė prill tė kėtij viti kėrkoi me ngul qė edhe Gjeorgjia tė marrė statusin e kandidatit pėr anėtar nė NATO, por ishte Rusia, me anė tė presidentit tė atėhershėm, Vladimir Putin qė vendosi veton kundėr kėsaj kėrkese. Tashmė ministrat e Jashtėm tė NATO-s do tė shohin mundėsinė pėr tė ndihmuar Gjeorgjinė pėr tė pėrballuar situatėn, dhe madje pritet tė diskutohet qė nė vitin e ardhshėm ky shtet i Europės Lindore sė bashku me Maqedoninė tė marrė statusin e kandidatit pėr anėtarė. Ndėrkohė qė Shqipėria dhe Kroacia u ftuan tė anėtarėsohen nė NATO nė samitin e Bukureshtit, nė 3 prill 2008. Mė 9 korrik 2008 vendet anėtare tė NATO-s nėnshkruan protokollet e anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė, tė cilėt i hapėn rrugė anėtarėsimit tė plotė tė vendit tonė dhe Kroacisė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































