Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Ministri Oketa: “Gėrdeci, rrezik njė shpėrthim i dytė

17.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Nė njė intervistė televizive, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa 6 muaj pas tragjedisė pranon se ėshtė rreziku i njė shpėrthimi tė dytė nė Gėrdec. Edhe toksikologu, Qemal Poēi paralajmėron helmimin e zonės nga dioksina. 

TIRANE- Qeveria shqiptare pranon mė nė fund rrezikun qė paraqet zona e tragjedisė nė Gėrdec. Gjatė njė interviste pėr ‘Vizion Plus’, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ndryshe nga pak javė mė parė, deklaroi se mund tė flitet pėr rrezikun e shpėrthimeve nė Gėrdec.
“Mund tė flitet pėr dy rreziqe, rreziku i njė shpėrthimi tė mundshėm brenda zonės sė rrethuar, i cili ėshtė njė rrezik pėr tė cilin ne punojmė ēdo ditė pėr ta evituar”, - u shpreh kreu i Mbrojtjes shqiptare, Oketa. Ndėrsa pjesa tjetėr e rrezikut, sipas tij, “konsiderohet rreziku ambiental”. “Unė jam njohur me analizat e bėra pėr ajrin, ujin apo tokėn dhe deri mė tani nuk rezulton tė ketė shqetėsime tė ndotjes ambientale”, - u shpreh Oketa. Ministri i Mbrojtjes vizitoi pak javė mė parė zonėn e Gėrdecit, i shoqėruar edhe nga ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, Xhon Uidhers. Gjatė takimit me banorė tė zonės, Uidhers dhe Oketa dhanė mendime tė ndryshme ndėrsa flisnin me ta. Ambasadori i SHBA-sė u sugjeroi banorėve qė tė mos ndėrtojnė shtėpitė e tyre nė kraterin e shpėrthimit, duke qenė se bėhet fjalė pėr njė hapėsirė tė rrezikshme. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Oketa u shpreh se zona ishte e sigurt dhe se forcat e ushtrisė po punonin pėr kėtė. Ndėrsa pak kohė mė pas, Oketa pohon nė kėtė intervistė se ekziston rreziku i shpėrthimit. Ai thotė se nėse do tė ndodhte, do tė sillte njė katastrofė tė dytė, pasi lėndėt kimike do tė ndotnin tė tėrė zonėn. Sipas Oketės, deri mė tani ėshtė bėrė njė punė e mirė me largimin e mbetjeve nga predhat e shpėrthyera nga zona, por mbetet njė punė e madhe nė nxjerrjen e predhave aktive qė ndodhen tė groposura thellė nė tokė. Gjatė bisedės qė Uidhers ka bėrė me banorėt u shpreh se: “Mendimi im ėshtė qė kjo zonė nuk ėshtė bėrė e sigurt ende. Mendoj qė po ndėrtoni tepėr pranė materialesh qė janė ende shumė tė rrezikshme”. Duke dėgjuar banorėt, Uidhers edhe pyeti se kush u tha qė tė ndėrtojnė, ndėrsa banorėt i kanė thėnė se kėtė premtim pėr tė ndėrtuar e kanė nga pushtetarėt. Ndėrsa ministri Oketa, gjatė kėsaj vizite tha se “po punohet, dhe ne si Ministri e Mbrojtjes jemi tė vendosur qė puna tė vazhdojė duke zbatuar me rreptėsi masat e sigurimit teknik dhe pėr tė garantuar jetėn banorėve tė zonės”. Ndėrkohė, nė njė analizė tij, toksikologu veterinar Qemal Poēi, tha pėr gazetėn para pak ditėsh, se nė Gėrdec kanė mbetur elementė toksikė qė janė njė rrezik real ende. Ai vuri nė dukje se nė Gėrdec shpėrthyen 3 mijė ton barut dhe rreth 300.000 metra kub gazra toksike mbuluan hapėsirėn. 200 metra nga epiqendra e shpėrthimit nė Gėrdec u gjet dioksin, helm shumė i fuqishėm me veti tė theksuara kancerogjene, shpjegon toksikologu Poēi. Sipas kėsaj analize, “dioksina shkakton edhe patologji tė pėrgjithshme nė traktin gastrointenstinal, sistemin nervor, organet e riprodhimit, mėlēinė e zezė, etj.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare