Ndoka: E djathta konfuze, do tė bashkėpunoj me LSI
27.08.2008 06:43 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Lideri i demokristianėve,e sheh tė mundshme aleancėn me opozitėn, nė mėnyrė tė veēantė me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. Ndoka:PD po i lufton ish-aleatėt e vet.
TIRANE- Nard Ndoka "kalon" majtas. Lideri i demokristianėve e sheh tė mundshme aleancėn me opozitėn, nė mėnyrė tė veēantė me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. Ai e sheh tė paarsyeshme njė pėrsėritje tė bashkėpunimit me Partinė Demokratike, pėr sa kohė kjo e fundit sipas tij, ka hapur njė luftė tė paprinciptė ndaj demokristianėve. Megjithatė, Ndoka nxiton tė saktėsojė se gjithsesi, vendimi pėrfundimtar pėr bashkėpunimin politik me tė majtėn apo tė djathtėn do tė merret pas hartimit tė Kodit tė ri Elektoral. "Akoma nuk ka njė kod tė miratuar. Nė varėsi tė kėtij kodi, pa diskutim qė PDK-ja do shohė aleancat e ardhshme parlamentare", - shprehet ai. Qėndrimin nė fjalė, kreu i PDK-sė e bėri publik gjatė njė prononcimi tė djeshėm pėr mediat.
Bashkėpunimi me LSI-nė
Kalimin e demokristianėve nė njė llogore me opozitėn, Ndoka e justifikon me situatėn konfuze, ku sipas tij ndodhet e djathta. Duke fajėsuar PD-nė pėr mėnyrėn se si ka ndėrtuar marrėdhėniet me aleatėt e saj e nė veēanti pėr sjelljet e pasinqerta me demokristianėt, ai shton se nuk ka mė kuptim qė PDK-ja e PD-ja tė jenė bashkė nė tė njėjtin koalicion. "Nuk e pėrjashtoj mundėsinė e bashkėpunimit me LSI-nė. Kampi i djathtė, realisht ėshtė mjaft konfuz nė kėto momente. Edhe lufta qė PD-ja ka bėrė ndaj PDK-sė dhe qė akoma vazhdon tė bėjė diversion nė radhėt e kėsaj tė fundit, e bėn akoma mė tė vėshtirė dhe mė tė komplikuar koalicionin nė njė kamp tė djathtė, ose frymėn e mirėkuptimit brenda partive tė djathta", - ka vėnė nė dukje lideri demokristian.
Qeverisja e dėshtuar
Ndėrkaq, referuar tre vjet qeverisjes sė tė djathtės, Ndoka, i larguar vetėm pak kohė mė parė nga drejtimi i Ministrisė sė Shėndetėsisė, thotė se njė mandat tjetėr ėshtė i dyshimtė. Fitorja e sė djathtės nė zgjedhjet parlamentare tė 2009-ės konsiderohet prej tij njė mision i pamundur, nėse deri nė zgjedhje nuk do tė ketė ndryshime tė dukshme nė kabinetin qeverisės.
Ndoka-Meta
Nė 17 tetor 2006, Ilir Meta shkoi nė selinė e demokristianėve nė takimin me kryetarin Ndoka dhe bashkėrisht thanė se ishin pajtuar pėr njė sėrė ēėshtjesh qė do t'i shtynin tė bashkėpunonin nė tė mirė tė interesave integruese tė vendit. Rezultatet e takimit me Metėn, u pėrmblodhėn nė tė quajturin "Pakt Mirėsjelljeje", tė propozuar prej Ndokės. Pakti, sipas kreut tė PDK-sė, synonte tė shmangte fyerjet e akuzat e pabazuara, sharjet personale si dhe t'u jepte hapėsirė alternativave. Sakaq, Meta pėr tė njėjtėn ēėshtje tha se "takimi u nxit nga dėshira dhe vullneti pėr tė kontribuar pėr rikthimin e normalitetit nė jetėn politike, institucionale dhe parlamentare nė vend".
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































