Ndoka kritika kryeministrit pėr gjobėn ndaj NEWS 24
04.09.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANE-Edhe maxhoranca ka reaguar pėr gjobėn qė KKRT i vendosi TV News 24 pas transmetimit tė njė spoti kritik ndaj kryeministrit Berisha. Kreu i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka e konsideroi jo normale idenė e kryeministrit pėr tė bėrė spote ku ai “bėn edhe prokurorin edhe gjykatėsin e luftės kundėr korrupsionit”. “Ka mekanizma pėr tė luftuar korrupsionin. Jo normale qė njė kryeministėr tė bėjė spote pėr luftėn kundėr korrupsionit”, u shpreh Ndoka. Kreu i demokristianėve, i cili deri pak muaj mė parė drejtonte Ministrinė e Shėndetėsisė, tha se gjithēka duket sikur kryeministria po drejton Kėshillin Kombėtar pėr Radio dhe Televizionin. Pėr PDK ekziston shpresa se gjoba mund tė diskutohet ende nė KKRT. “Mendoj se vendimi pėr gjobėn nuk ėshtė pėrfundimtar. Vendimi ėshtė marrė nga inspektorėt dhe anėtarėsia e KKRT do ta diskutojė dhe votojė”, shtoi Ndoka.
Pėr gjobėn e vendosur nga KKRT nė adresė tė TVNews24 reaguan dhe opozita. PS, PSD dhe deputetė tė tjerė tė majtė thanė dje njėzėri se gjoba ka autor tė vėrtetė kryeministrin Berisha. Opozitarėt e akuzuan Berishėn se po pėrdor KKRT pėr interesa personale dhe se po abuzon me paratė e taksapaguesve shqiptarė pėr tė realizuar spote televizive qė kushtojnė miliona lekė.
(d.b/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































