Ndotja e ajrit nga furrat, dhjetė pronarė nėn hetim
05.09.2008 12:05 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Prokuroria e Pėrgjithshme nis dhjetė procedime penale ndaj subjekteve qė kanė gropa gėlqerore nė rrethin e Krujės. ISHP konstatoi se aktiviteti gėlqeror pėrbėnte rrezik pėr banorėt.
TIRANE- Prokuroria e Krujės vė nėn hetim dhjetė pronarė furrash gėlqerore, nga aktiviteti i tė cilave ėshtė shkaktuar ndotje e madhe e ajrit duke kėrcėnuar shėndetin e banorėve tė zonės. Nė njė njoftim pėr shtyp tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, thuhet se kanė nisur dhjetė procedime penale ndaj subjekteve qė kanė ngritur kamina (gropa) gėlqerore nė rrethin e Krujės, ku gjatė djegies sė gomave tė makinave, sfungjerėve, etj, kanė shkaktuar ndotje tė mėdha, duke sjellė ndryshim tė cilėsisė sė ajrit, prishje tė disekuilibrit tė sistemit natyror, si dhe dėmtime nė shėndetin e banorėve tė komunitetit tė zonės. Pas shqetėsimeve tė kėtyre tė fundit, ekspertė tė Institutit tė Shėndetit dhe Higjienės nė Tiranė, kanė “zbarkuar” nė Krujė pėr tė kryer matjet lidhur me nivelin e ndotjes sė ajrit, e cila ka rezultuar mjaft e lartė. Nė kėto kushte, prokurori i rrethit, Florian Bonjaku ka firmosur nisjen e hetimeve pėr dhjetė pronarė furrash gėlqerore pėr veprėn penale tė “ndotjes sė ajrit”. Pronarėt e kaminave janė shoqėruar nė komisariat, ku kanė dhėnė shpjegime nė lidhje me aktivitetin qė kryenin. Si dhe janė detyruar tė tregojnė tė gjithė dokumentacionin qė disponojnė pėr ushtrimin e tij, gjė qė nė fakt nuk ka qenė nė favorin e tyre, pėr shkak se u janė gjetur mjaft mangėsi.
Hetimet
Ajri i ndotur nga djegia e gomave tė makinave nė furrat gėlqerore, apo materialeve tė tjera qė shkarkojnė blozė dhe gazra helmuese, ėshtė bėrė tejet shqetėsues pėr banorėt e Krujės. Ankesat e tyre duket se kėtė herė nuk kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr, pasi drejt kėtij qyteti janė nisur ekspertė tė Institutit tė Shėndetit dhe Higjienės nė Tiranė, pėr tė bėrė matjen e ndotjes sė ajrit, qė pėr fat tė keq ka rezultuar shumė e lartė. Ekspertėt kanė verifikuar faktin se ndotja vinte nga djegia e gomave nė furrat gėlqerore. Sapo prokuroria u njoh me raportin e ekspertėve qė vinin alarmin pėr nivelin e lartė tė ndotjes qė rrezikonte jetėn e banorėve, firmosi pėr vėnien nėn hetim tė dhjetė pronarėve tė furrave gėlqerore. Zyrtarisht, prokuroria deklaron se subjektet nuk dispononin dokumentacionin e duhur ligjor pėr tė ushtruar njė aktivitet tė tillė qė shkaktonte ndotje tepėr tė lartė tė ajrit, ndaj dhe ėshtė vendosur sekuestrimi i tyre.
“Kėto kamina (gropa) gėlqerore pėrdornin pėr lėndė djegėse dhe materiale goma tė pėrdorura makinash, sfungjerė, mbetje plastike, tė cilat shkaktojnė njė ndotje tė lartė tė ajrit nėpėrmjet shkarkimit tė blozės dhe gazrave helmuese. Si rrjedhim i pėrdorimit tė lėndėve tė kėsaj natyre, ndotja nė ajėr rezulton tė jetė disa herė mė e lartė se normat e lejuara nga legjislacioni mjedisor. Nė kėto kushte, kanė filluar hetimet pėr dhjetė persona pėr veprėn penale tė “ndotjes sė ajrit”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Aktualisht, nė dosjet e prokurorisė gjenden mjaft prova qė i implikojnė kėta pronarė nė ushtrimin e veprimtarisė sė jashtėligjshme, si tabela fotografike tė furrave gėlqerore, lėndėt djegėse qė janė pėrdorur nė to, si dhe mjaft dokumente tė tjera.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































