Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Parlamenti nė Tiranė shtyn ndryshimin e rregullores sė kandidaturave

Ndyshimet nė rregullore kishin tė bėnin me raportet mes parlamentit dhe presidentit te republikės, dy institucione tė cilat janė nė marrėdhėnie tė vėshtira prej disa javėsh »»


Nis dialogu pėr Referendumin dhe Kushtetutėn. Komiteti Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kushtetutės

16.05.2008 19:54 Shqiperia - Burimi: 24 Ore Shqiperia

imageFoto: Takimi i zhvilluar ne Elbasan mbi dialogun per Referendumin dhe Kushtetuten

 Komiteti Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kushtetutės zhvilloi sot njė takim madhėshtor nė formė dialogu me qytetarėt e Elbasanit nė teatrin “Skampa”. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm Kryetari i Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės z.Artur Zheji, analisti i njohur dhe anėtar i kėtij Komiteti tė Mbrojtjes sė Kushtetutės, z.Andrea Stefani, kryetari i LSI, z.Ilir Meta dhe Kryetari i PAD, z.Neritan Ceka dhe sekretari politik i PDS-sė, z.Artur Duēkollari. Nė takim merrnin pjesė edhe shumė pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe intelektualė tė qytetit tė Elbasanit.

Nė kėtė takim qė mund tė konsiderohet si nisja e njė dialogu mbarėkombėtar pėr Kushtetutėn dhe Referendumin, foli Kryetari i Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės, z.Artur Zheji. Ai kundėrshtoi pėrqendrimin e pushtetit nė duart e njė grupi, i cili ēuditėrisht ėshtė njė grup bipolar, i kryesuar nga njėra anė nga Sali Berisha dhe njė grup tjetėr suprizė i kryesuar nga z.Rama dhe ca tė tjerė tė cilėt po bėjnė ca marrėveshje qė na ēuan nė kėto ndryshime kushtetutore, qė u votuan prej njė mazhorance tė sforcuar parlamentare. Kjo qeveri, tha Zheji, mori mandatin e saj qeverisės nė emėr tė reformave tė mėdha, luftės kundėr korrupsionit, rritjen e mirėqėnies sociale etj, por tashmė kjo Qeveri ka dėshtuar pėrfundimisht. Dėshtimi i kėsaj qeverie ndodhi nė Gėrdec, nė njė tragjedi tė frikshme ku nė mėnyrė ilegale gjithė rezervat e ushtrisė shqiptare u pėrqendruan nė njė fshat jo shumė larg Tiranės. Kjo ėshtė njė situatė anormale sepse Kushtetuta ėshtė dėmtuar nė pjesėn mė jetike tė saj. Ndaj ne themi se e vetmja mėnyrė pėr tė korrigjuar kėtė krim tė madh kundėr Kushtetutės ėshtė nėpėrmjet sovranitetit qė ka populli pėr t’u shprehur. Prandaj ne si popull duam tė drejtėn pėr tu shprehur pėr tė shpėtuar kushtetutėn tonė. Sepse Referendumi ėshtė njė nocion politik dhe njė shprehje politike e demokracisė direkte, ėshtė njė moment emancipues i mirėpritur nė Shqipėri dhe nė momente dramatike, kur rrezikohej e drejta themelore e lirisė sė shqiptarėve. Ju kujtoj referendumin pėr Kushtetutėn nė vitin 1994, ku populli shqiptar diti tė shprehet dhe ti thoshte ndal tendencės autoritariste tė qeverisjes sė asaj kohe, tha Zheji.

Ndėrkaq duke marrė fjalė nė kėtė takim dialogues me popullin, Andrea Stefani u shpreh se Komiteti pėr Mbrojtjen e Kushtetutės nuk ėshtė ashtu sikurse pėrflitet nė media tė ndryshme apo nė qarqet e mbyllura tė politikės sonė, por ky Komitet ėshtė njė bashkim qytetarėsh, gazetarėsh, politikanėsh, juristėsh, njerėz tė profesioneve tė ndryshme, tė gjithė nė pozicionin qytetar dhe me shqetėsimin qytetar pėr rrezikimin e demokracisė nga njė ndryshim i beftė, jotransparent dhe i errėt i dokumentit mė tė shenjtė tė qytetarėve dhe demokracisė, Kushtetutės sė Republikės. Eshtė pėr ta ardhur keq qė nuk ėshtė Partia Demokratike sot qė mbron kėto ndryshime, por e kundėrta ndodh sepse janė deputetėt e kapur tė Partisė Socialiste tė cilėt tė vėnė nėn presion dalin sot para opinionit publik duke mbrojtur kėto ndryshime kushtetuese. Eshtė humbje pėr demokracinė shqiptare, sepse ajo me kėto ndryshime tė bėra nuk do tė zgjedhė nesėr njė President qė i pėrket tė gjithėve, por do tė jetė e prirur tė zgjedhė njė President qė ėshtė i mazhorancės sė radhės, theksoi Stefani.

Gjatė fjalės sė tij nė Elbasan, lideri i LSI, z.Ilir Meta shprehu dhe njėherė vullnetin e LSI pėr realizimin e referendumit, nė mėnyrė qė tė njihet e drejta e popullit tė qė tė shprehet pėr Kushtetutėn. Ashtu sikurse ėshtė shprehur 10 vjet mė parė pėr tė miratuar atė Kushtetutė, ku Sali Berisha ishte kundėr, tė miratuar me votė plebishitare pėrmes njė procesi tepėr demokratik dhe transparent. Kushtetuta pėr ne mbetet nė plan tė parė, tha Meta, jo si njė ēėshtje e njė partie, apo disa partive, por si njė ēėshtje e gjithė qytetarėve shqiptarė, sepse pėr miratimin e saj janė shprehur gjithė shqiptarėt.

Nė kėtė takim foli dhe Neritan Ceka, i cili theksoi se “ne nuk mund tė pranojnė dhe nuk do tė bėjmė asnjė kompromis me atentatin kushtetues tė 21 Prillit, sepse pėr ne parimi i ndarjes sė pushteteve ėshtė i shenjtė, ėshtė jetik, ėshtė vetė vija ndarėse midis demokracisė dhe diktaturės.
Ne kurrė nuk tė pranojmė qė Kuvendi i Shqipėrisė, Presidenti si pėrfaqėsues i unitetit tė popullit, gjykatat dhe institucionet kushtetuese, tė kontrollohen rreptėsisht nga Kryeministri sikurse ai bėn me partinė e tij”.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare