Nis gara pėr 500 diploma tė dyta, 10 shtatori afati i fundit
18.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Janė 500 vende nė dispozicion pėr kandidatėt qė duan tė ndjekin njė fakultet tė dytė. Afati i fundit i dorėzimit tė dokumentacionit tė kėrkuar nė sekretaritė e fakulteteve ėshtė 10 shtatori.
TIRANE- Tė gjithė ata qė duan tė kenė nė xhep njė diplomė tė dytė, duhet tė nxitojnė tė bėjnė aplikimin e tyre, pranė sekretarive tė fakulteteve ku duan tė ulen edhe njė herė nėpėr auditore. Bėhet fjalė pėr tė gjithė ata kandidatė, tė cilėt janė diplomuar njėherė, por duan tė marrin edhe njė diplomė tė dytė. Pėr kėtė kategori studentėsh, Kėshilli i Ministrave ka vėnė nė dispozicion pėr kėtė vit akademik, plot 500 vende.
Pėrzgjedhja
Ndryshe nga ata qė garojnė pėr t'u ulur nė auditoret e universiteteve pėr herė tė parė, kjo kategori studentėsh nuk u nėnshtrohet konkurseve, por garojnė mes tyre me dosje. Qė do tė thotė se secili prej kėtyre kandidatėve duhet tė plotėsojė njė dosje qė pėrmban: diplomėn e shkollės sė lartė, listėn e notave, curriculum vitae, titujt e tjerė (nėse ka), eksperiencat nė punė. Pas pėrfundimit tė procesit tė dorėzimit tė dokumentacionit, dosja e secilit kandidat merret nė shqyrtim dhe do tė pėrzgjidhet si fitues, ai qė ka tė dhėnat mė tė favorshme. Kriteri kryesor pėr tė nisur studimet nė njė fakultet tė dytė ėshtė ngjashmėria midis dy cikleve tė studimit. E thėnė ndryshe njė kandidat qė ka tashmė njė diplomė tė Matematikės te Shkencat e Natyrės, ka mundėsitė mė tė mėdha pėr tė fituar nė njė nga degėt e Inxhinierisė te universiteti Politeknik se ai qė ka njė diplomė Historie, por nga ana tjetėr ai qė ėshtė diplomuar pėr Histori, do tė jetė preferencė kryesore pėr fakultetin e Drejtėsisė. Sekretaritė e fakulteteve janė tė hapura pėr tė pritur tė gjithė ata qė duan tė nisin studimet e dyta, ndėrsa afati i fundit i dorėzimit tė dokumentacionit tė kėrkuar ėshtė vendosur data 10 shtator. Pas kėsaj date do tė fillojė seleksionimi i fituesve. Kėshilli i Ministrave ka pėrcaktuar pėr kėtė sistem studimesh plot 500 kuota pėr kėtė vit akademik, ndėrkohė qė koston e studimeve do ta pėrballojnė vetė kandidatėt, pėr arsye se shteti ka kontribuar njėherė pėr shkollimin e tyre, kur janė diplomuar pėr herė tė parė. Tarifat e studimit janė tė ndryshme, nė varėsi tė rėndėsisė qė ka diploma qė ata kėrkojnė.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































