Niset sot nė Irak kontigjenti i 12-tė i paqėruajtėsve
04.09.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANE- Eshte zhvilluar sot ceremonia e pėrcjelljes sė kontigjentit tė 12-tė trupave paqėruajtėse shqiptare drejt Irakut. Misioni paqėruajtės prej 120 trupash do tė shėrbejė pėr ruatjen e paqes dhe sigurise ne Mosul dhe Bagdat. Nė ceremoni mori pjesė kryeministri Berisha, ministri i mbrotjes Oketa, Zv.ambasadori i SHBA-sė Kristina dhe familjarė tė ushtarakėve. Gjatė fjalės sė tij kreu i qeverisė vlerėsoi kontributin 5-vjecar tė ushtrisė shqiptare pėr garantimin e paqes nė botė. Berisha tha “se trupat paqėruajtese janė kthyer tashmė nė faktorė tė rėndėsishėm tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO”. “Qeveria shqiptare -tha Berisha- do tė shprehė gadishmėrinė e saj maksimale sa herė tė nevojitet bashkėpunimi nė misione paqėruajtėse dhe nė luftėn kundėr terrorizmit. Kreu i qeverisė falenderoi ushtrinė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr bashkėpunimin e deritanishėm. Me 120 trupat qė do tė nisen pas dy ditėsh drejt Irakut, numri i kontigjentit tonė paqėruajtės nė vende si Iraku, Afganistani, Cadi etj arrin nė mbi 400.
(s.g/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































