Nishani: Shtyni moratoriumin, s' kontrollojmė dot detin
20.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Ministria e Brendshme kėrkon shtyrjen e afatit tė moratoriumit tė skafeve. Nishani: "Policia bregdetare nuk ka mjete nė dispozicion pėr tė mbikėqyrur dhe ruajtur vijėn detare nga trafikimi"
TIRANE- Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani deklaroi se do tė kėrkohet shtyrja e afatit tė moratoriumit tė skafeve dhe mjeteve tė tjera lundruese nė vend. Lajmi u bė publik pas analizės 7-mujore tė Ministrisė sė Brendshme. "Policia bregdetare nuk ka mjete nė dispozicion pėr tė mbikėqyrur dhe ruajtur vijėn detare nga trafikimi me tė tilla mjete lundruese", - tha Nishani duke theksuar se do kėrkohej shtyrja e moratoriumit tė skafeve, qė skadon nė pranverė. Nėse kėrkesa e Ministrisė sė Brendshme do tė miratohej nga qeveria, do duhej votimi nė parlament pėr ta aprovuar atė. Moratoriumi "Pėr mjetet motorike lundruese", ka hyrė nė fuqi nė 25 prill tė vitit 2006 dhe shfuqizohet fundprillin e vitit tė ardhshėm. Pothuajse e gjithė analiza e Ministrisė sė Brendshme, e bėrė publike nga ministri Nishani, bazohej nė arritjet dhe rezultatet e Policisė sė Shtetit. Ai ka pėrsėritur deklaratėn e tij se shtesa nė pagat e punonjėsve tė policisė ėshtė miratuar dhe tashmė procesi ėshtė nė kuadrin e shkėmbimit tė informacionit me Thesarin e Shtetit dhe Ministrinė e Financave. Nishani ka sulmuar gjyqėsorin, pėr faktin e dėnimeve tė buta apo tė lirimit tė padrejtė tė disa prej tė arrestuarve.
Arritjet
Sipas Nishanit, nė 7 muaj janė goditur 69 grupe kriminale me 280 anėtarė tė arrestuar. Ashtu si njė muaj mė parė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Ahmet Prenēi, edhe ministri Bujar Nishani iu referua statistikave tė policisė italiane, sipas tė cilave, nė Apenine janė kapur vetėm 6.5 kilogramė heroinė, 3.2 kilogramė kokainė dhe 4 kilogramė marijuhanė, tė ardhura nga Shqipėria. Pėr Nishanin, kėto shifra pėrbėjnė minimumin historik, pasi nė vitin 2007 ishin kapur nė Itali 100 kilogramė drogė, dhe nė vitet 2003-2005, sasia e sekuestruar nė Itali varionte nga 3-4 ton drogė. Ministria ka pėrgėzuar punėn e policisė, tė bėrė nė kuadrin e luftės kundėr korrupsionit. "Ėshtė trefishuar forca goditėse ndaj kėtij krimi, ndėrsa statistikat flasin pėr 232 vepra penale tė regjistruara, nga tė cilat janė proceduar 377 persona tė implikuar. Nė konferencė ėshtė pėrgėzuar edhe puna "cilėsore" e strukturave tė Antikrimit Ekonomik, ku ministri Nishani ka pėrmendur goditjen e rrjetit tė vjedhjes sė bankomateve tė bankave "Matrix". 22 operacionet antitrafik, ose 4 mė shumė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar, kanė goditur 18 grupe kriminale me 115 tė arrestuar, nga tė cilėt, 21 shtetas tė huaj. Nga 215 dosje tė vjetra tė krimeve tė rėnda, tė rihapura gjatė vitit 2008 janė zbuluar 164 prej tyre, duke shėnuar rekord pėr kėtė tregues tė kriminalistikės nė vend.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































