Operacionet, mes tė arrestuarve 2 ish- komando
28.08.2008 12:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANE- Sekuestrohen 2 kilogram heroinė dhe vihen nė pranga 7 persona mes tė cilėve dhe dy ish-efektivė tė forcave speciale komando tė ushtrisė. Ky ėshtė rezultati i 2 operacioneve antidroge tė zhvilluar dje nė qytetet Tiranė dhe Vlorė nga strukturat e policisė sė shtetit. 2 grupet e kapura nuk kanė lidhje me njėri-tjetrin ndėrsa sipas policisė arrestimi ėshtė kryer nė momentin qė trafikantet ishin duke shitur lėnden narkotike. Operacioni i parė ėshtė kryer pranė shkollės sė mesme “Ali Demi” nė Vlorė ndėrsa droga qė dyshohet tė jetė heroinė u sekuestrua nė automjetin ku ndodheshin 4 tė arrestuarit.
Operacioni i dytė “Kolonat” ėshtė kryer afėr sheshit “Nėnė Tereza” nė Tiranė ku kanė pėrfunduar nė pranga dy ish-efektivat e forcave komando Elvis Arifaj dhe dhe Martin Bocaj si dhe 45-vjecari Mehmet Belbaj. Edhe nė kėtė rast policia ndėrhyri nė momentet kur tė dyshuarit ishin duke shitur lėndėn narkotike.
Tė arrestuarit po merren nė pyetje lidhur me mėnyren e sigurimit tė lėndės narkotike dhe rrjetit tė shpėrndarjes sė saj nė Tiranė dhe Vlorė ndėrsa pritet qė materialet t’i kalojnė prokurorisė.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































