PDK forcon dorėn: Ja ku dėshtoi Qeveria "Berisha"
18.08.2008 18:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANE-“Qeveria nuk duhet te linte pa permendur edhe kontributin e PDK ne arritjet e saj ne 7 muaj qeverisje te ketij viti”. Ky eshte reagimi i PDK rreth analizės sė qeverisė tė bėrė nga kryeministri Berisha disa ditė mė parė. Lidhur me kėtė PDK e cileson si deshtim te madh te qeverise faktin qe ende nuk eshte zgjidhur ceshtja e prones.
Nga selia e PDK doli sot nė njė konferencė pėr shtyp, Sekretari Politik i kėsaj partie, Lazėr Stani i cili kritikoi qeverine e Berishės pėr mospermendjen e kontributit qė ka dhėnė PDK nė fushėn e shendetėsisė.
”Pėr shembull, nė ēdo raport ndėrkombėtar janė dhėnė vlerėsime pozitive pėr reformat ligjore tė inicuara nė fushėn e shėndetėsisė, por meqėnėse kryeministri ka vendosur lėnien e PDK-sė jashtė qeverisė, ai nuk i pėrmendi kėto arritje. Reformat kushtetuese e parlamentare, veē tė tjerash fryt edhe i partive tė tjera, pėrfshirė edhe PDK-nė, kryeministri i personalizoi si arritje tė tij, gjė qė natyrisht nuk ėshtė e saktė”, tha Stani.
Partia Demokristiane e cila ndoqi me vėmendje bilancin mediatik 7 muajor tė qeverisjes sė djathtė dhe vlerėson si njė dėshtim tė plotė cėshtjen e kthimit dhe kompensimit tė pronave, apo legalizimit tė ndėrtimeve pa leje “Njė dėshtim i plotė ėshtė mungesa e reformave dhe rezultateve konkrete nė ēeshtjet mė tė rėndėsishme ekonomike e sociale, kthimi dhe kompemsimi i pronave dhe ai i legalizimit. Pėrveē 5-6 tapive qė u dhanė nė fushatėn e fundit elektorale lokale, ende nuk ėshtė dhėnė asnjė dokument legalizimi, ndėrkohė qė po merren vazhdimisht vendime abuzive antipronė”.
Nė kėtė kuadėr PDK i bėn thirrje kryeministrit tė zgjidhė urgjent kėto cėshtje tė mbetura pezull duke vėnė pėrpara drejtėsisė pėrgjegjėsit e vertetėtė tė zaptimit tė tokave nė zonat turistike. “Nuk luftohet korrupsioni duke arrestuar punonjės tė gjendjes civile apo nėpunės komunash nė fshatrat e Shkodrės e tė Kukėsit. Abuzuesit e vertetė nuk janė atje, por nė bregdetin mė tė mirė tė Velipojės, Durrėsit, Vlorės, Sarandės dhe tė Kavajės".
PDK i kėrkon qeverisė Berisha, qė duke lėnė menjanė thirrjet voluntariste, tė hetojė pėr ligjshmėrinė e pronave tė zyrtarėve dhe ish-zyrtarėve tė lartė tė shtetit shqiptar sidomos nė zonat bregdetare”
PDK i kėrkon gjithashtu kryeministrit qė tė pėrshpejtojė procesin ligjor tė kompensimit tė ish-pronarėve, duke e zgjidhur pėrfundimisht problemin e pronėsisė nė Shqipėri, si njė detyrim ligjor dhe premtim elektoral tė maxhorances.
(d.b/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































