Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Parlamenti nė Tiranė shtyn ndryshimin e rregullores sė kandidaturave

Ndyshimet nė rregullore kishin tė bėnin me raportet mes parlamentit dhe presidentit te republikės, dy institucione tė cilat janė nė marrėdhėnie tė vėshtira prej disa javėsh »»


PS, “Dialog” nė bastionin e sė djathtės

17.05.2008 11:37 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaDarina Tanushi
Nė komunėn e Shėnkollit nė Mirditė, konsideruar si zonė e djathtė gjatė 17 viteve, Rama kėrkoi bashkimin e socialistėve dhe demokratėve tej paragjykimeve 

MIRDITE-Kryetari socialist, Edi Rama zgjodhi dje njė zonė me elektorat demo-krat pėr tė biseduar me tė rinjtė, si pjesė e turit tė tij ’Dialog me Shqipėrinė’. Nė komunėn e Shėnkollit nė Mirditė, konsideruar si zonė e djathtė gjatė 17 viteve, Rama kėrkoi bashkimin e socialistėve dhe demokratėve tej paragjykimeve, por duke u bazuar tek puna dhe programi i gjithsecilės forcė politike. Rama ėshtė shprehur pėr njė politikė tė qytetarėve dhe se janė qytetarėt qė duhet tė bėhen bashkė pėr tė ndryshuar tė ardhmen e tyre, dhe jo politikanėt. Rama u ka kėrkuar tė rinjve dhe banorėve tė Shėnkollit tė bėhen pjesė e bashkimit tė ri, pėr ta kthyer politikėn me sy nga qytetarėt. “Pėr tė ardhur nė situata si kjo nė Shėn Kollė, qė 17 vjet ka dhėnė vota pėr Partinė Demokratike, duhet tė pyesim ku ėshtė rezultati i kėtij besimi, ku janė frytet e kėtij besimi, ku ėshtė shpėrblimi pėr kėtė besim?”, - u shpreh Rama para banorėve tė shumtė qė e pritėn. “Ajo qė duhet tė kuptojmė tė gjithė bashkė, ėshtė se duhet t’i japim fund politikės qė e bėri atė gruan, ju kujtohet tė gjithėve t’i thoshte atyre dy burrave, pajtohuni ju tė dy se ne rrimė dhe pa drita dhe pa ujė”, - ka kujtuar Rama historinė e shtrėngimit tė duarve mes Nanos dhe Metės nė Berat vite mė parė. “Jo ata qė duhet tė pajtohen njėherė e mirė, qė duhet tė bashkohen njėherė e mirė, qė duhet njėherė e mirė tė kuptojnė se vetėm tė bashkuar mund ta detyrojnė politikėn tė merret me punėt e tyre, janė njerėzit e thjeshtė, socialistėt dhe demokratėt e thjeshtė, qytetaret dhe qytetarėt qė nė tė kundėrt do vazhdojnė tė jenė viktima tė asaj shfaqjeje nė televizor”, - theksoi kreu socialist.
Turi i Berishės
Ndėrsa gjatė takimit qė ka pasur me banorė tė Rrėshenit, Rama u kėrkoi tė rinjve dhe banorėve: “Nuk ju them besoni tek unė, por tė besoni tek vetja pėr ta ndryshuar tė ardhmen”. “Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė tre vjet pasi ka marrė mandatin pėr tė drejtuar Shqipėrinė, Sali Berisha ka marrė pėrsipėr tė kopjojė nė mėnyrė aspak tė pėlqyeshme ‘Dialogun tonė me Shqipėrinė’ dhe tė dalė lartė e poshtė nė Shqipėri, jo pėr tė treguar se ēfarė premtimesh ka mbajtur, por pėr tė bėrė premtime tė tjera”, - nėnvizoi Rama. Ai tha para tė rinjve se “ėshtė pėr tė ardhur keq qė ne sot kemi njė Kryeministėr tė tillė, i cili nuk e ndjen pėrgjegjėsinė e rėndė pėr qindra premtimet e dhėna, pėr tė cilat ka marrė votėn, qė sot janė premtime tė pambajtura, janė premtime tė harruara”.
“Por pėrkundrazi, - vijoi Rama, - Kryeministri vazhdon tė premtojė. A thua se kėto tre vjet ka qenė nė opozitė?! A thua se nė kėto tre vjet nuk ka pasur kohėn dhe mundėsitė e nevojshme qė tė mbajė premtimet qė ka bėrė?!” “E vetmja gjė qė ka zgjedhur tė bėjė, ndoshta ėshtė e vetmja rrugė qė ka, ėshtė tė tentojė tė gėnjejė edhe njėherė tjetėr shqiptarėt. Ėshtė tė tentojė t’i verbojė edhe njėherė tjetėr shqiptarėt me pasqyra iluzionesh dhe t’ua marrė edhe njėherė mendjen me lista tė gjata premtimesh”, - u shpreh kreu i PS-sė. Rama tha se edhe listat nėpėr dyqane janė bėrė edhe mė tė gjata dhe ky ėshtė njė tjetėr premtim i pambajtur i Berishės, qė e beri gjatė fushatės elektorale para tre vjetėsh.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare