Parlamenti nė Tiranė shtyn ndryshimin e rregullores sė kandidaturave
09.07.2008 18:02 Shqiperia - Burimi: 24 Ore Shqiperia
Perpara godines se seancave te ParlamentitNdyshimet nė rregullore kishin tė bėnin me raportet mes parlamentit dhe presidentit te republikės, dy institucione tė cilat janė nė marrėdhėnie tė vėshtira prej disa javėsh
Ēėshtja aq e debatuar gjatė ditėve tė fundit nuk ka arritur tė finalizohet. Fjala ėshtė pėr ndryshimin e rregullores sė parlamentit nė aspektin se si ky institucion do tė vepronte ndaj kandidaturave qė propozonte presidenti i republikės pėr anėtarė tė institucioneve kushtetuese. Nė debatin parlamamentar disa orėsh nė mbrėmjen e sė hėnės mazhoranca u pėrpoq ta prezantonte kėtė ēėshtje si njė formulė antibllokuese pėr propozimin e ēdo emri qė diskutohej dhe votohej nga deputetėt.
Sipas kreut tė deputetėve tė PD nė pushtet Astrit Patozi organizimi i seancave dėgjimore nga ana e parlamentit pėr ėdo propozim kandidature qė prezantohej pėr t'u votuar ishte njė praktikė e pėrhapur dhe nė vende tė tjera. Sipas tij opozita po tentonte ta politizonte ndryshimin e rregullores, ndėrkohė qė gjithshka ishte teknike nė punėn e parlamentit.
Por pėr deputetėt e opozitės ndryshimi nė rregullore prezantohej si tentivė e mazhorancės pėr tė hequr kompetencat e presidentit tė republikės nė dekretet e tij. Deputėt e saj e lidhnin kėtė lėvizje me manovėr pėr tė reduktuar rolin e presidentit dhe pėr tė kontrolluar dekretet e tij.
Tėrheqja e mazhorancės pėr t'i rishqyrtuar ndryshimet ne rregullore erdhi jo mė shumė nga kundėrshtimi i opozitės por nga disa kritika qė u artikuluan brenda rradhėve tė saj, sic ishtė rasti i deputetit Besnik Mustafaj. Mustafaj tha se mazhoranca nuk duhet tė nxitohej dhe se ajo duhej tė bėnte tė pamundurėn pėr arritjen e konsensusit me opozitėn.
Ndyshimi i rregullores u la tė kthehej edhe njė herė nė komisionin e ligjeve pėr rishqyrtim. Kėto propozime tė mazhorancės po ndodhin nė njė moment kur ka mbetur nė vend njė proces i zėvėndėsimit me anėtarė tė rinj i disa anėtarėve tė gjykatės sė lartė, emrat e tė cilėve propozohen nga presidenti por duhet tė votohen me shumicė votash nga ana e parlamentit.
lajme.parajsa.com































