Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Pedagogėt e rinj, 350 aplikantė mėsyjnė UT-nė

28.08.2008 12:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaEsmeralda Keta
Kur kanė mbetur edhe dy ditė nga afati i fundit i pranimit tė dokumentacionit, 350 aplikantė kanė dorėzuar dosjet pėr 160 vendet vakant nė Universitetin e Tiranės. 

TIRANE-  Dyndje aplikantėsh pėr tė fituar njė vend pune nė Universitetin e Tiranės. Rektorati i UT-sė, qė prej datės 12 gusht, kur edhe hapi procedurat pėr punėsimin e 160 pedagogėve tė rinj, pėrballet ēdo ditė me radhė tė gjata personash qė presin tė dorėzojnė dosjet. Mėsohet se kur kanė mbetur edhe dy ditė nga afati i fundit i pranimit tė dokumentacionit, kanė dorėzuar dosjet plot 350 aplikantė, nga tė cilėt 50 janė diplomuar jashtė Shqipėrisė. Ndėrkohė, rektori Dhori Kule, ka deklaruar se nuk do tė lejohet mė dypunėsimi i pedagogėve, pėrveē rasteve kur universitetet kanė marrėveshje bashkėpunimi midis tyre.
Pedagogėt e rinj
Duket se gara pėr tė plotėsuar 160 vende me pedagogė nė Universitetin e Tiranės do tė jetė mjaft e fortė. Kur kanė mbetur edhe dy ditė nga afati i fundit i dorėzimit tė dokumentacionit tė kėrkuar, nė rektoratin e UT-sė kanė mbėrritur plot 350 dosje nga tė cilat 50 prej tyre janė diplomuar jashtė Shqipėrisė. Ervin Demo, drejtor i marrėdhėnieve me publikun nė UT, ka shpjeguar se pas dorėzimit tė dokumentacionit, dosjet do tė shpėrndahen nėpėr fakultete, nga ku mė pas do t'i nėnshtrohen selektimit tė detajuar nga deparetamentet pėrkatėse. "Afati i fundit i dorėzimit tė dosjeve ėshtė 29 gushti. Pas kėsaj periudhe, dosjet do tė dėrgohen nė ēdo departament, tė cilėt do tė pėrzgjedhin fituesit e fazės sė parė, qė duhet tė plotėsojnė minimalisht kriteret e publikuara nga rektorati i UT-sė. Fituesit e kėsaj faze do t'i nėnshtrohen njė testi tė dytė, qė do tė jetė dalja pėrpara njė komisioni tė veēantė, i cili ngrihet nė ēdo departament dhe qė do tė bėjė edhe selektimin final", - ka shpjeguar ai. Emrat e 160 personave qė do tė fillojnė punė si pedagogė tė brendshėm nė Universitetin e Tiranės do tė shpallen mė 15 shtator.
Deklarata
Dhori Kule, rektori i Universitetit tė Tiranės, ka deklaruar se nuk do tė lejojė qė stafi akademik tė punojė nė universitetet publike dhe ata private. Ai ka sqaruar se do tė ndėrtohet njė marrėdhėnie e tillė vetėm nė bazė kontratash tė rregullta dhe vetėm me ata universitete private, me tė cilat UT-ja ka firmosur marrėveshjet e bashkėpunimit. "Kėtė vit akademik nuk do tė lejohet mė dypėnsimi i pedagogėve nė shtet dhe nė privat. Kjo, me pėrjashtim tė rasteve kur universitetet ndėrmjet tyre kanė marrėveshje bashkėpunimi. Pėr institucionet e tjera tė arsimit tė lartė publik do tė ndalohet kategorikisht lejimi i dypunėsimit tė pedagogėve", - ka deklaruar kreu i Universitetit mė tė madh publik, i cili ka shtuar se edhe nė kėtė rast do tė jetė njė komision i veēantė qė do tė pėrcaktojė se cili pedagog do punojė nė privat dhe si do tė ndajė ngarkesėn mėsimore mes privatit dhe publikut, nė mėnyrė qė tė mos ketė humbje leksionesh apo seminaresh. Deri mė tani, Universiteti i Tiranės, ka marrėveshje bashkėpunimi vetėm me dy universitete private si dhe me atė tė Tetovės.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare