Plagosi njerkun, policia arreston 21 vjecarin
18.08.2008 00:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
ELBASAN-Policia ka arrestuar autorin e plagosjes sė djeshme nė qytetin e Elbasanit. Burime nga policia e kėtij qyteti bėjnė tė ditur se kanė arrestuar 21 vjecarin, Arben Farka si autor te plagosjes me dashje tė shtetasit Artur Bajrami. Nga tė njėjtat burime mėsohet se Bajrami ėshtė njerku i Farkės dhe plagosja ka ndodhur pas njė grindjeje qė ata tė dy kanė konsumuar mė parė me njeri-tjetrin. Pas arrestimit te autorit, 21 vjecari Farka ka deklaruar se ka qelluar mbi njerkun e tij, pasi ky i fundit kishte tentuar ta nxirrte nga shtepia. Policia ka sekuestruar si provė tė krimit armėn me tė cilėn 21 vjecari qėlloi njerkun e tij duke e plagosur rėndė.
Farka e qėlloi Bajramin dje nė mbėrmje rreth orės 21 e 30 minuta nė qėndėr tė qytetit, e cila nė atė orė ishte e populluar me njerėz. Menjeherė ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndėrkohė qė shtetasi tė cilin ai e pati nė shenjestėr pėr ta vrarė u dėrgua me urgjencė nė spitalin e Elbasanit dhe ku ndodhet nė gjendje tė rėndė pėr jetėn. Policia e cila u vu nga mbrėmja e djeshme nė kėrkim tė autorit e prangosi sot atė ne fshatin Shushice, ku 21 vjecari strehohej prej disa oresh tek disa te aferm. Farka do tė pėrballet me akuzat pėr vrasje tė mbetur nė tentativė dhe armėmbajtje pa leje.
(d.b/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































