Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Provon kallashin dhe humbet kėmbėn babai i 5 fėmijėve

17.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaGert Xhaja
Babai i 5 fėmijėve rrezikon jetėn nė spital, pasi u vetėplagos aksidentalisht me armė kallashnikov. 35 vjecari, i cili mbante familjen me tė ardhurat e nxjerra nga hekurishtet kishte gjetur armėn mes mbeturinave. 

TIRANE- Ka provuar nėse arma e gjetur mes mbeturinash qėllonte, dhe tashmė rrezikon jetėn babai i pesė fėmijėve. Me tė vėrtetė njė histori e dhimbshme ajo e 35-vjeēarit Lulėzim Aliu, i cili mbante familjen me hekurishtet qė grumbullonte mes mbeturinave. Pasditen e sė premtes, ai mendoi ta provonte me automatikun tip “Kallashnikov”, qė nė pamje tė jashtme dukej i “katandisur keq”. Nuk dihet sa kohė mund tė kishte mes mbeturinash arma, por Aliu mendoi ta provonte pėrpara se ta fuste me hekurishtet e tjera pėr ta shitur pėr skrap. Arma ka shkrehur, ndėrsa plumbi e ka kapur Aliun nė kėmbė. Ai ka pėrfunduar nė spital nė gjendje tė rėndė, ndėrsa plumbi mėsohet se e ka goditur nė damarin femoral. Policia ka kryer veprimet e para hetimore, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, prokurori i gatshėm nuk kishte vendosur ende nėse ndaj tė plagosurit duhej vendosur masė arresti pėr “armėmbajtje pa leje”.
Ngjarja
Rreth orės 15:17 tė pasdites sė tė premtes, njė plumb i shkrehur nga automatiku kallashnikov ka tėrhequr vėmendjen e banorėve tė lagjes sė romėve nė Shkozė tė Tiranės. Lulėzim Aliu ishte kthyer nga “puna” me njė armė kallashnikov, tė gjetur mes mbeturinave ku rrėmonte pėr hekur. Sipas dėshmive tė familjarėve nė polici, Aliu ishte nė gjendje tė dehur kur me armėn nė dorė kishte nisur tė bėnte “lojėra”. Nė njė moment, ai e ka mbushur armėn pėr tė provuar nė ajėr nėse qėllonte, por nga gjendja e dehur nuk ka mundur ta mbajė dot atė. Nė momentin qė dora ėshtė ulur drejt tokės, arma ėshtė zbrazur duke e qėlluar nė kėmbė. Tė afėrmit dhe miqtė e kanė dėrguar menjėherė pėr ndihmė mjekėsore nė Spitalin Ushtarak.
Policia
Shėrbimi i policisė nė Spitalin Ushtarak, ka dhėnė i pari njoftimin se njė person i plagosur kishte mbėrritur pėr ndihmė mjekėsore. Njė grup oficerėsh tė Komisariatit numėr 1 tė Policisė sė Tiranės dhe tė Seksionit tė Krimeve kundėr Jetės dhe Shėndetit, kanė nisur menjėherė hetimet pėr sqarimin e plotė tė ngjarjes. Provat e grumbulluara por edhe dėshmitė e familjarėve dhe dėshmitarėve, e kanė klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare