Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Parlamenti nė Tiranė shtyn ndryshimin e rregullores sė kandidaturave

Ndyshimet nė rregullore kishin tė bėnin me raportet mes parlamentit dhe presidentit te republikės, dy institucione tė cilat janė nė marrėdhėnie tė vėshtira prej disa javėsh »»


Rama ne Berat: Qytetaret te marrin fatin ne dore

18.05.2008 00:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Duke folur me te rinjte beratas, Rama u ka bere thirrje atyre te jene qytetare para se te jene socialiste apo demokrate, qytetare qe fatin duan ta marrin ne duart e tyre. 

 
BERAT-Berati ka qene ndalesa e rradhes e nje bashkebisedimi ne shesh me te rinj dhe te reja te ketij qyteti e kryetarit te partise socialiste te Shqiperise, Edi Rama. Turi “Dialog me Shqiperine” ka ne qender te rinjte e vendit problemet e tyre te arsimimit, punesimit dhe kryesisht te frenimit te fenomenit te emigrimit. Duke takuar te rinjte ne cdo cep te vendit, kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama, dhe deputetet e qyteteve dhe fshatrave perkatese gjate bashkebisedimit mundohen te kuptojne se cilat jane fenomenet dhe problemet qe i shqetesojne. Ata madje degjojne me interes enderrat apo aspiratat e te rinjeve per nje shkolle me te mire, per pamundesite e shkollimit pasuniversitar, dhe problemet e punesimit te cilat ne cdo qytet duken teper te largeta dhe te veshtira. Duke folur me te rinjte, Rama u ka bere thirrje atyre te jene qytetare para se te jene socialiste apo demokrate, "qytetare qe nuk duan te dorezohen e qe fatin duan ta marrin ne duart e tyre".
Rama ka zgjedhur nje pergjigje per te rinjte e shumte ne sheshin e Beratit te cilet njeri pas tjetrit donin te dinin se kur gjerat ne kete vend do te ndryshojne.
Si ne cdo vend ku ka shkuar gjate ketij muaji edhe ne qytetin e Beratit kryetari i PS, Edi Rama u ka bere thirrje te rinjeve te jene ata qe percuesit e nevojes per nje ndryshim, te jene percuesit e nje politike te re e cila eshte politika e qytetareve.
(d.b/News24/Balkanweb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare