Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Rivendosja e tė drejtės sė cėnuar

28.08.2008 06:42 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Nėse Projektligji i hartuar nga Qeveria pėr disa ndryshime nė Ligjin pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė 

Nėse Projektligji i hartuar nga Qeveria pėr disa ndryshime nė Ligjin pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė, edhe pse i publikuar pjesėrisht nga organet e shtypit nė njė sezon pushimesh dhe brenda pak ditėve, ka ngjallur debate tė shumta nė qarqet e juristėve dhe ato akademike, kjo shpjegohet me disa arsye, mė tepėr parimore, se sa utilitare. Kėshtu pėr shembull, nga dispozitat tė bėra tė njohura deri tani tė Projektligjit qė pritet t'i nėnshtrohet diskutimeve dhe miratimit nė seanca plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė qysh me fillimin e sesionit tė ri parlamentar, vihet nė pikėpyetje funksionimi i organit tė akuzės si strukturė e pavarur nė hierarkinė shtetėrore, parimi kushtetues i ndarjes dhe i balancimit tė pushteteve, roli i kėtij organi mediator midis ekzekutivit e gjyqėsorit dhe si pjesė integrale e sistemit tė drejtėsisė. Prandaj, deri nė kohėn e shqyrtimit tė kėtij Projektligji nga deputetėt, mendoj se intensiteti i artikujve tė botuar nė shtyp rreth kėtij akti nuk do tė ishte i tepėrt dhe i panevojshėm.
Meqė Projektligji nė fjalė, nga maxhoranca qeverisėse shpallet si njė prej akteve mė tė rėndėsishme tė reformės nė drejtėsi, e cila proklamohet me tė madhe krahas asaj elektorale, si njė pedalon pėr kėrcimin drejt tė ardhmes euro-atlantike tė vendit tonė, ndoshta ia vlen qė nė kėto radhė tė mos merremi me ndryshimet e artikuluara nga motive tė dyshimta, por pikėrisht me njė boshllėk ligjor qė duhet tė mbushė ai. Konkretisht, me parashikimin e vendosjes sė njė tė drejte tė cenuar tė prokurorėve nė rastet e shkarkimit tė padrejtė tė tyre, ēka mendohet qė do tė rriste sigurinė nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre gjatė luftės sė vėshtirė dhe kėrcėnuese, sidomos ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit tė zyrtarėve tė lartė.
Ndėrsa pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, Kushtetuta jep nė mėnyrė tė shprehur rastet e shkarkimit tė tij (neni 149/3), pėr prokurorėt e tjerė, tė cilėt varen drejtpėrdrejt nga i pari, nuk jepet asnjė pėrcaktim konkret. Ligji Themelor i shtetit, i miratuar afro 10 vjet mė parė, nuk parashikoi - nė dallim prej gjyqtarėve - tė drejtėn e ankimit tė prokurorėve kundėr shkarkimeve tė padrejta. Pėr kėtė arsye, deri edhe pas vitit 2000 kishte njė ēoroditje pėr shkallėn e gjyqėsorit ku duhej tė drejtoheshin ata pėr rivendosjen e tė drejtave tė tyre. Madje, disa prokurorė vazhdonin t'i drejtonin kėrkesat pranė Gjykatės sė Lartė, ndoshta pėr forcė zakoni, qė nga koha kur sipas Ligjit pėr Dispozitat Kryesore Kushtetuese ata emėroheshin dhe shkarkoheshin njėsoj si gjyqtarėt nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Derisa Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė i orientoi ata qė t'ua drejtonin kėrkesat e tyre gjykatave tė shkallės sė parė.
Pėrfundimisht, me Ligjin nr. 8737, datė 12.02.2001, konkretisht nė nenin 34 tė kėtij Ligji, u sanksionua e drejta e ankimit, por vetėm kundėr masave disiplinore tė vėrejtjes; vėrejtjes me paralajmėrim pėr shkarkim nga detyra; pezullimit nga detyra dhe kalimit nė njė detyrė tjetėr mė tė ulėt brenda pėr brenda organit, pėr njė periudhė nga gjashtė muaj deri nė njė vit. Veēse nuk u parashikua e drejta e ankimit kundėr shkarkimit nga detyra. Motivi i kėtij kufizimi ligjor shprehej dukshėm nė pikėn 2 tė nenit tė sipėrpėrmendur, sipas sė cilės, dekreti i Presidentit tė Republikės pėr shkarkimin nga detyra tė prokurorit ishte i paankimueshėm. Me kėtė Ligj pra, garancitė qė u jepeshin prokurorėve pėsuan vėrtet ndryshime nė sensin negativ, u sigurohej prokurorėve mbrojtje ligjore mė e ulėt edhe se e ēdo punonjėsi tjetėr tė shėrbimit publik, u kufizohej atyre dukshėm rivendosja e tė drejtave tė cenuara, duke injoruar pėrmbajtjen dhe frymėn e njė sėrė dispozitash tė Kushtetutės sonė dhe tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Liritė Themelore.
Vėrtet qė nė Ligjin nr. 8737, datė 12.02.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė" sanksionohej nė mėnyrė tė qartė se: "Kundėr dhėnies sė masave disiplinore tė parashikuara nė shkronjat 'a', 'b' dhe 'c' tė pikės 1 tė nenit 33, mund tė bėhet ankim nė Gjykatėn e Apelit nė Tiranė...". Pra, ndryshimi i nivelit gjyqėsor ku mund tė kėrkohej rivendosja nuk duhet interpretuar si mohim tėrėsor i garancive dhe i mbrojtjes qė i sigurohen prokurorit, sepse pushteti gjyqėsor nuk ushtrohet vetėm nga Gjykata e Lartė, por edhe nga ato tė apelit dhe tė shkallės sė parė. Dhe, sipas nenit 142 tė Kushtetutės organet e shtetit janė tė detyruara tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore tė ēdo niveli. Aq mė tepėr qė sipas njė tjetėr dispozite tė Ligjit Themelor (neni 145), gjyqtarėt e ēdo niveli janė tė pavarur dhe u nėnshtrohen vetėm Kushtetutės dhe ligjeve.
Megjithatė, e drejta e ankimit mbetej e pjesshme, pra vetėm kundėr masave disiplinore, tė cilat gjithsesi nuk e zgjidhin atė qė quhet 'kontrata e shėrbimit publik'. Kėshtu qė nė praktikėn gjyqėsore u ndeshėn arsyetime tė ndryshme rreth pyetjeve: nėse mund tė ngrihej apo jo padia pėr shfuqizimin e dekreteve tė presidentit mbi largimin nga puna pa tė drejtė tė prokurorėve tė caktuar?; nėse kėto akte mund t'i nėnshtroheshin apo jo shqyrtimit gjyqėsor?; nėse ato kanė apo jo karakter vetėm administrativ? Pėrgjigjen e pyetjes sė fundit e dha Gjykata Kushtetuese nė Vendimin e saj nr.25, datė 13.02.2002, ku lexojmė: "...Presidenti i Republikės, nė ushtrimin e funksioneve tė tij, krahas akteve qė janė rezultat dhe shprehje e drejtimit politik, nxjerr edhe akte individuale me karakter administrativ. Nė aktet me karakter administrativ pėrfshihen edhe dekretet qė dalin nė adresė tė prokurorėve". Ndėrsa dy pyetjeve tė para, Gjykata e Lartė me Vendimin e saj nr.3, datė 30.01.2003 iu pėrgjigj 'ashtu - kėshtu', duke arsyetuar se pėrjashtohet juridiksioni gjyqėsor pėr tė shqyrtuar ligjshmėrinė e dekretit presidencial pėr shkarkimin nga detyra, por nuk pėrjashtohet tėrėsisht juridiksioni pėr tė vendosur gjyqėsisht zgjidhjen e disa pasojave qė rrjedhin nga dėmtimi i interesave ekonomiko - financiare.
Me ē'kuptohej atėherė, edhe kėto dy vendime u bėnė shtysė pėr tė amenduar 24 dispozita me anė tė hartimit dhe miratimit tė Ligjit nr. 9102, datė 10.07.2003, qė ėshtė nė fuqi edhe sot, ku pika 2 e nenit 34 ėshtė e formuluar kėshtu: "Nė rastet e shkarkimit nga detyra, prokurori mund tė bėjė ankim nė Gjykatėn e Apelit - Tiranė, ndėrsa prokurorėt pranė kėtij niveli gjyqėsor nė gjykatėn e apelit mė tė afėrt. Kur gjykata ēmon se shkarkimi nga detyra ėshtė i pabazuar nė ligj, prokurori pėrfiton pagėn deri nė njė vit pune, e cila paguhet nga Prokuroria". Siē shihet, u parashikokėrka e drejta e ankimit, por jo rivendosja e plotė e tė drejtės sė cenuar, domethėnė rikthimi nė detyrė. Kėshtu ngushtohet pa tė drejtė objekti i gjykimit, pra vetėm pėr njė pjesė tė pasojave qė vijnė nga shkarkimi i pabazuar nė ligj, ēka mund tė nėnkuptojė qartazi edhe shkarkimin pa tė drejtė tė prokurorėve nga detyra.
Mjetet ankimore qė u janė vėnė nė dispozicion prokurorėve tė shkarkuar nga detyra janė dukshėm tė limituara, sepse nė kėto raste, gjykimi kufizohet vetėm nė korrigjimin e pjesshėm tė pasojave ekonomike (deri me 12 paga mujore), duke anashkaluar themelin e ēėshtjes, atė tė largimit nga detyra. Dhe tė mos harrojmė, se mohimi i tė drejtės pėr tė shqyrtuar dhe vendosur rikthimin nė punė ėshtė njė sanksion veēanėrisht i rėndė. Kompensimi i pjesshėm i dėmit tė shkaktuar a tė pėsuar prej largimit pa tė drejtė nga detyra nuk mund tė pėrbėjė argument bindės pėr pėrjashtimin nga juridiksioni gjyqėsor i marrėdhėnieve tė punės sė prokurorėve, tė atyre qė nė bazė tė nenit 44 tė Kushtetutės kanė gjithashtu tė drejtė, sikurse plot qytetarė tė tjerė, qė tė zhdėmtohen nė pėrputhje me ligjin, kur janė dėmtuar pėr shkak tė njė akti, veprimi ose mosveprimi tė paligjshėm tė organeve shtetėrore.
Ndėrkohė, me kėtė cungim mjetesh injorohet haptazi edhe rėndėsia qė i jep Konventa Europiane mbrojtjes sė individėve nga arbitrariteti shtetėror, i cili mund tė ndodhė edhe nė rastet e padrejta dhe nė kundėrshtim me ligjin tė marrėdhėnies juridike tė shėrbimit publik. Ligji nė fuqi "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", nė vend qė tė parandalojė arbitraritetin, legalizon shkarkimin e njėanshėm nga detyra tė prokurorėve, kur pėr tė mundėsuar pėrmbushjen e prerogativave tė shprehura nė nenin 13 tė Konventės, prokurorėt duhet tė kenė nė dispozicion njė mjet efektiv pėr tė kėrkuar rivendosjen e plotė tė sė drejtės sė cenuar, domethėnė rikthimin e tyre nė detyrė.
Rivendosja e kėsaj tė drejte ėshtė njė institut kushtetues, qė rregullohet nga neni 42 i Dokumentit Bazė tė shtetit, sipas tė cilit, kushdo mund t'i drejtohet gjykatės, pa bėrė dallimin midis mbrojtjes sė tė drejtave, lirive dhe interesave ekonomike dhe mbrojtjes sė atyre jo ekonomike, pavarėsisht se, nė rastet qė po shqyrtojmė, marrėdhėnia juridike e punės ka gjithashtu edhe karakter ekonomik, pasuror. Dhe, kėrkesat e nenit 42 tė Kushtetutės kanė formėn e njė garancie shtetėrore, dhe jo vetėm tė njė shpalljeje synimesh formale.
Nė kontekstin nė tė cilin zbatohet e drejta nė 'kontratėn e shėrbimit civil', kjo, pėr nga natyra e saj pasurore, duhet tė klasifikohet si njė 'e drejtė civile' nė kuptim tė nenit 6/1 tė Konventės Europiane. Dhe, pėrderisa Ligji ynė pėr Prokurorinė i hap rrugė pushimit tė prokurorit nga puna pa tė drejtė, nuk ka arsye pėr ta nxjerrė pretendimin e tij pėr rivendosjen e tė drejtės nga kuadri i zbatimit tė dispozitės sė pėrmendur mė sipėr. Nė 'kontratėn e shėrbimit publik' palėt kanė detyrime reciproke dhe pikėrisht ky fakt nuk e veēon organin kompetent shtetėror qė tė mos e zbatojė Kushtetutėn dhe ligjet njėsoj pėr tė gjithė. Realisht ky Ligj ėshtė larguar mjaft nga barazia e shpallur prej nenit 18 tė Kushtetutės. Sipas regjimit juridiko - kushtetues tė sqaruar shkurtimisht mė sipėr, sidoqoftė merret vesh se prokurorėt ndryshojnė nga gjyqtarėt, por nuk mund tė mos jenė tė barabartė me punonjėsit e tjerė tė shėrbimit publik, tė cilėve u njihet rikthimi nė detyrė, me Ligjin nr. 8549, datė 11.11.1999, "Pėr statusin e nėpunėsit civil' dhe me aktet e tjera nėnligjore tė dala nė bazė dhe pėr zbatim tė kėtij Ligji.
Pėr kėto arsye dhe pėr njė varg tė tjerash te tė cilat detyrohemi prej formatit tė ngushtė gazetaresk qė tė mos zgjatemi. Po ėshtė e domosdoshme qė Projektligji i hartuar nga Qeveria tė mos u nėnshtrohet pėr miratim procedurave tė pėrshpejtuara, siē ka deklaruar njė herė kreu i maxhorancės qeverisėse, por debateve dhe diskutimeve parlamentare. Jo vetėm pėr tė mos lejuar nė tekstin pėrfundimtar tė tij shmangie nga normat e gjithėpranuara, terma dhe koncepte tė arrogancės politike, por edhe pėr tė rregulluar nė mėnyrė tė plotė rivendosjen e tė drejtės sė cenuar tė prokurorėve, tė cilėt me mbrojtjen e kufizuar qė gėzojnė aktualisht, janė punonjėsit mė tė ekspozuar ndaj hakmarrjes dhe arbitraritetit tė individėve dhe klaneve tė korruptuara me fuqi pushtetore tė nivelit qendror dhe vendor. Nė tė kundėrt, jo vetėm prokurorėve, por edhe qytetarėve tė tjerė qė shpresojnė pėr njė luftė konsekuente dhe pa kompromis kundėr kriminalitetit, ēka ėshtė domosdoshmėrish e lidhur me garancitė e tė drejtave tė protagonistėve tė kėsaj lufte, do t'u vinte vetvetiu nė majė tė gjuhės ajo shprehja e njohur popullore: "Ku ishim? Asgjėkundi! Ēfarė bėmė? Asgjėsendi!".

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare