Rrezik epidemie nė Bregas, ujėrat e zeza nė kanal tė hapur
20.07.2008 00:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Qindra banorė nė fshatin Bregas tė Beratit prej vitesh jetojnė mes rrezikut pėr shpėrthimin e epidemive. Shkak janė bėrė ujėrat e zeza tė cilat derdhen lirshėm mes fshatit nė njė kanal tė hapur.
BERAT - Nė vitin 1990 ne fshatin Bregas si pasoje e pėrzierjes sė ujėrave tė bardha me ato tė zeza do te shfaqej vatra e kolerės. Pas plotė 18 vitesh situata vazhdon tė mbetet e njėjtė nė fshatin kėtė fshat, ku 500 banorė jetojnė mes rrezikut pėr shėndetin e tyre. Shkak pėr kėtė situate shqetėsuese janė bere ujėrat e zeza tė cilat derdhen lirshėm mes fshatit nė njė kanal tė hapur. Prej vitesh ujėrat e zeza tė fshatit derdhen nė njė kanal, i cili pėrshkon rrugėn kryesore i pambuluar. Janė plotė 200 banesa ujėrat e zeza tė tė cilave derdhen pikėrisht nė kėtė kanal, ndėrkohė qė situata nė kėto ditė tė nxehta bėhet dhe mė e rrezikshme.
Nuk kanė qenė tė pakta rastet kur banorėt e fshatit janė prekur nga epidemi tė ndryshme si pasojė e pėrzierjes sė ujit tė pijshėm me ato te zeza. 500 banorėt e fshatit Bregas ngrenė zėrin dhe kėrkojnė zgjidhjen e menjėhershme te kėtij problemi shqetėsues. Drejtues te komunės Otllak bėjnė tė ditur se me tė ardhurat e saj komuna e ka tė pamundur investimin pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Ndėrsa, ėshtė premtuar shumė herė investim pėr zgjidhjen e kėtij problemi, ende nuk ėshtė lėvruar fondi pėr komunėn Otllak.
(a.s/News24/Balkanweb)

lajme.parajsa.com