Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Sarandė, nga zjarri digjen 40 ha ullishta e kullota

28.08.2008 18:05 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Zjarri ka pėrfshirė fshatrat Kalsat, Llazat. Gravė e Qesarat ku janė djegur mė shumė se 40 hektarė me ullishta e kullota. Forca tė shumta policie, ushtria dhe banorė po pėrpiqen qė nga dita e djeshme tė shuajnė flakėt e zjarrit. 

SARANDE- Njė zjarr i rėnė qė mesditėn e djeshme nė fshatrat e Sarandės vazhdon tė jetė i aktivizuar edhe sot. Nė ndihmė tė zjarrėfikėsve tė Sarandės, ėshtė duke punuar edhe njė avion i ardhur nga Greqia me kėrkesė tė palės shqiptare. Zjarri ka rėnė fillimisht nė komunat Livadhja e Dhivėr pėr tu pėrhapur me shpejtėsi edhe nė fshatrat pėrreth. Zjarri ka pėrfshirė edhe fshatrat Kalsat, Llazat. Gravė e Qesarat ku janė djegur deri tani mė shumė se 40 hektarė me ullishta e kullota. Forca tė shumta policie, ushtria dhe banorė tė zonave po pėrpiqen qė nga dita e djeshme tė shuajnė flakėt e zjarrit qė rrafshoi shumė shpejt rreth 40 hektarė. Aktulisht nuk mėsohet tė ketė dėme pėr banesat e fshatrave ndėrsa policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorėve tė zjarrit. Shkaqet e rėnies sė kėtij zjarri janė ende tė paqarta ndėrsa dyshimet e para flasin pėr njė zjarrėvėnie tė qėllimshme.
(a.r/news24/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare