Sfida e Mijėvjeēarit, kualifikohet pėr 16.4 mln $ Shqipėria
28.08.2008 06:36 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
UASHINGTON- Bordi i Drejtorėve tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM), ka miratuar nė 15 gusht, propozimin e qeverisė shqiptare pėr Fazėn e II-tė tė Programit tė Pragut pėr zvogėlimin e korrupsionit dhe pėr forcimin e shtetit ligjor nė Shqipėri. Dje, nė njė takim me kryeministrin Sali Berisha, drejtori i USAID-it, Eduard Landau, zyrtarisht njoftoi mbi vendimin e kėsaj korporate pėr tė mbėshtetur me njė program prej 16.4 milionė dollarėsh Shqipėrinė. Ceremonia zyrtare e nėnshkrimit midis tė dyja qeverive do tė zhvillohet nė muajin shtator. USAID-i do tė menaxhojė kėtė program nė partneritet me institucione tė ndryshme qeveritare dhe joqeveritare shqiptare. "Ne jemi tė kėnaqur tė mbėshtesim kėtė program tė rėndėsishėm, pėr tė ndihmuar Shqipėrinė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė trajtimin e reformave kryesore gjyqėsore dhe nė hapjen e rrugėve tė reja pėr zhvillimin ekonomik", - tha Landau. Sipas tij, njė program i Fazės sė II-tė do ta ndihmojė Shqipėrinė tė bėhet mė konkurruese pėr programet e ndihmės dypalėshe tė KSM-sė, njė kompakt KSM-je. Shqipėria aktualisht po zbaton njė program Pragu tė KSM-sė, qė pėrqendrohet nė pėrgjigjen ndaj korrupsionit nė tatime, nė regjistrimin e biznesit dhe nė prokurime. Programi planifikohet tė pėrfundojė nė muajin nėntor 2008.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































