Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Shifrat: Shqipėria i shiti Gjeorgjisė 3 mln $ bomba

27.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Shqipėria i ka shitur armė Gjeorgjisė. Shifrat qė publikohen nė websitin e ACIT-it konfirmohet se Gjeorgjisė i janė shitur bomba, granata dhe municione me vlerė 2.3 milionė euro apo 2.9 miliardė lekė.
AMBASADA RUSE 

TIRANE- Shqipėria i ka shitur armė Gjeorgjisė me vlerė 3 milin dollarė nė vitin 2006. Kėtė e konfirmojnė tė dhėnat e Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė e Jashtme e cila nė bashkėpunim me USAID-in publikon vazhdimisht tė dhėna pėr import-eksportet shqiptare.

Konkretisht, gjatė vitit 2006, qeveria i ka shitur Gjeorgjisė bomba, granata dhe municione me vlerė 2.3 milionė euro apo 2.9 miliardė lekė. Ky informacion duket se rrėzon kryekėput pretendimin e kryeministrit Berisha se akuza e rusėve pėr tregti armėsh me Tbilisin ėshtė "njė invencion" apo shpikje. Kreu i qeverisė i hodhi poshtė akuzat e shefit tė shtabit tė Ushtrisė ruse po duket se tė dhėnat qė vijnė nga specialistėt pėrgėnjeshtrojnė pretendimin e Berishės.

Dy ditė mė parė, shefi i shtabit rus akuzoi disa vende tė rajonit si Serbinė, Shqipėrinė e Rumaninė se i kishin shitur armė Gjeorgjisė. Ky fakt, nuk ėshtė se i implikon kėto shtete duke qenė se tregtia e armėve ėshtė e ligjshme dhe pėr mė tepėr Tbilisi zyrtar synon seriozisht tė anėtarėsohet nė NATO. Ēėshtja e tregtisė sė armėve u shtrua sėrish pas konfliktit tė armatosur qė shpėrtheu nė Osetinė e Jugut ku "paqeruajtėsit" rusė u pėrplasėn me forcat ushtarake gjeorgjiane. Qeveria shqiptare ka shitur armė nė mjaft vende tė globit duke pėrfshirė edhe Gjeorgjinė e madje edhe Izraelin. Kjo ēėshtje ėshtė trajtuar gjerėsisht kohėt e fundit nė Shqipėri pėr arsye se prokuroria shqiptare po heton kreun e MEICO-s, Ylli Pinari pėr tregti tė paligjshme armėsh.

Agjencia shtetėrore e import-eksportit tė armėve ka patur gjatė gjithė kėtyre viteve monopolin e tregtisė dhe shpesh ajo ėshtė vėnė nė qendėr tė dyshimeve pėr korrupsion. Kreu i kompanisė, Ylli Pinari ka qenė prej vitit 2005 nė "watch-listėn" e Departamentit amerikan tė Shtetit si person jo i besueshėm pėr tė bėrė biznes.

Qendra Shqiptare pėr Tregtinė e Jashtme (ACIT) ėshtė njė projekt privat, ku bashkėpunon USAID-i amerikan. Kjo qendėr funksionon qė nga viti 2002 dhe qė atėherė nuk ka pasur vėrejtje pėr seriozitetin e tė dhėnave tė saj, pėr mė tepėr qė ato bazohen gjithnjė nė statistikat zyrtare tė vetė shtetit shqiptar. Pra, tė dhėnat e publikuara prej ACIT-it lidhur me eksportin e armėve nė Gjeorgji nė vitin 2006 kanė dalė nga vetė Doganat. Nė fakt, jo rrallė herė drejtoria a Doganave ka fshehur tė dhėnat pėr import-eksportin e armėve. Pak muaj mė parė, njė sasi konteinerėsh u regjistrua si import armėsh, ndėrkohė qė nė fakt ngarkesa ishte kthyer nė Shqipėri pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar pėr ta shitur nė Armeni. Trafiku i armėve mbetet njė nga ēėshtjet mė tė errėta tė historisė sė pluralizmit e qė pėr fat tė keq ka patur pėr protagonistė pushtetarė tė majtė e tė djathtė.
Njė ditė mė parė kryeministri Berisha mohoi akuzat e Moskės pėr tregti armėsh. Kreu i qeverisė i cilėsoi kėto akuza shpikje dhe ashpėrsoi qėndrimin ndaj Rusisė, duke deklaruar se sjelljet e saj ndaj vendeve tė vogla janė tė dėnueshme. Deklarata e kryeministrit u bė nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun e tij islandez, Geir Haarde.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare