Shqipėria dėnon njohjen ruse tė Osetisė e Abkhazisė
28.08.2008 18:04 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp Ministria e Jashtme deklaron se vendimi i Rusisė ėshtė i papranueshėm dhe kėmbėgul se nuk ka paralele mes Kosovės dhe Abkhazisė e Osetisė sė Jugut.
SHTEPIA E BARDHE
TIRANE- Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp Ministria e Jashtme shqiptare deklaron se vendimi i Rusisė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė votuara edhe nga vetė Moska.
“Ministria e Punėve tė Jashtme dėnon vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė tė dy rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut dhe e konsideron kėtė hap tė pajustifikueshėm, tė papranueshėm dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė votuara edhe nga vetė Rusia”.
Nė vazhdim tė deklaratės, Ministria e Punėve tė Jashtme hedh poshtė me vendosmėri cdo pėrpjekje pėr vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve autonome tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut.
“Argumente tė panumėrta historike, shkencore e juridike dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben e as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij”- vazhdon deklarata pėr shtyp e Ministrisė sė Jashtme.
Sipas Diplomacisė shqiptare me kėtė vendim Moska po kompromenton pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e drejtė, realiste dhe tė qėndrueshme tė konflikteve.
Ministria e Punėve tė Jashtme e mbyll deklaratėn e saj pėr shtyp me thirrjen qė ndėrkombėtarėt i kanė drejtuar Moskės pėr tė rishikuar vendimin e saj pėr Abkazinė dhe Osetinė e Jugut.
“Shprehim mbėshtetjen e plotė pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisė dhe i bashkohet thirrjes drejtuar Moskės zyrtare qė, nė mbėshtetje tė tė drejtės ndėrkombėtare dhe parimeve themelore tė sigurisė europiane, tė rishikojė vendimin e saj pėr njohjen e Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, pasi vetėm kėshtu i kontribuohet paqes dhe stabilitetit nė rajon e mė gjerė”.
(Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































