Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Shqipėria tashmė nė hartėn e turizmit seksual tė fėmijėve

18.08.2008 14:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Shqipėria listohet ndėr vendet qė trafikojnė fėmijėt pėr seks. Lajmi ėshtė dhėnė nė mediat britanike ku citohet raporti i njė koalicioni tė organizatave bamirėse pėr fėmijėt. “Shqipėria, bashkė me Ganėn e Kamboxhian bėjnė pjesė nė turizmin seksual tė fėmijėve, tė cilėt me pas shfrytėzohen nė Britaninė e Madhe- theksohet nė raport. Aktualisht media britanike po ndjek me vėmendje gjyqin ndaj David Brown, i cili akuzohet pėr abuzime seksuale me tė mitur nė Tiranė. 

LONDER- Shqipėria listohet ndėr vendet qė trafikojnė fėmijėt pėr shfrytėzim seksual. Lajmi ėshtė dhėnė nė mediat britanike “Herald Tribune”, “The Guardian” si dhe nė BBC, ku citohet njė raport i njė koalicioni tė organizatave bamirėse pėr fėmijėt. Raporti nė fjalė thotė se Shqipėria, bashkė me Ganėn e Kamboxhian bėjnė pjesė nė turizmin seksual tė femijėve, tė cilėt mė pas shfrytėzohen nė Britaninė e Madhe. Nė fakt raporti ngre kritika tė mėdha pėr qeverinė britanike qė bėn njė vesh shurdh e njė sy qorr ndaj kėtij fenomeni. Fėmijėt lejohen tė udhėtojnė nga njė vend nė tjetrin pėr tė ushtruar turizmin e seksit dhe shumė pak tutorė apo abuzues janė pėrballur me drejtėsinė. Shumica e abuzuesve thotė raporti janė mėsues por edhe vullnetarė qė punojnė nė jetimore. Raporti thotė se pedofilėt britanikė po fitojnė lirshėm akses tek fėmijėt e vendeve tė ndryshme tė botės. Ndėrkohė qeveria britanike ka nisur tė marrė masat pė tė ndalur kėtė fenomen. Muajin e shkuar qeveria miratoi njė vendim sipas tė cilit lejohet qė pedofilėt qė abuzojnė me fėmijet jashtė vendit tė gjykohen nė Britani pavarėsisht nėse vendi ku ata kanė abuzuar lejon apo jo seksin me fėmijėt. Nė raport pėrmendet rasti i britanikut Geri Fliter i cili ėshtė burgosur pasi akuzohet kreu marrėdhėnie seksuale me dy vajza tė moshės 10 dhe 11 vjecare nė Vjetnam. Fliter sė shpejti pritet tė deportohet nė Britani.

Aktualisht nė Shqipėri shtetasi anglez David Brown, ish administrator i qendrės “Fėmijėt e tij”, nė Tiranė ėshtė nė gjykim pėr abuzime seksuale me fėmijė tė mitur. Gjykimi i Brown nė Shqipėri ėshtė ndjekur me vėmendje dhe nga media angleze. Gjithashtu nė lidhje me kėtė cėshtje u ekstradua nga Londra nė Tiranė shtetasi greko-anglezi Dino Christodoulou 45 vjeē dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeē. Ata do tė gjykohen nė Shqipėri pėr abuzime seksuale pikėrisht nė shtėpinė e fondacionit “Fėmijėt e Tij" te drejtuar nga David Brawn. 

(s.g/NEWS24/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare