Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Shqipėria zbraz municionet. Tani 1300 ton mė pak

20.08.2008 12:35 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaSuela Gera
Pas Mjekėsit, depot ushtarake tė Shkozetit nė qytetin e Durrėsit janė boshatisur nga 1300 tonė municione tė rrezikshme. Ministri i Mbrojtjes inspektoi sot paradite bazėn ushtarake. 

DURRES- Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa verifikoi nga afėr pastrimin e bazės ushatarake nė Shkozet tė Durrėsit nga 59 kontenierėt me municione tė rrezikshme. Gjatė inspektimit qė u zhvillua sot paradite nė kėtė zonė, ministri Oketa dha garanci se tashmė ajo qė ishte njė shqetėsim dhe rrezik pėr banorėt, i ngritur disa herė nga media, ėshtė eliminuar.
“Nė mė pak se dy muaj u bė e mundur eliminimi i njė shqetėsimi tė ngritur edhe nga media nė lidhje me 59 kontenieretė qė mbanin afėrsisht 1300 tonė municione”- tha Ministri i Mbrojtjes. Ai theksoi se “Kjo sasi municioni jo vetėm qė ėshtė larguar nga depot nė Shkozet, por ėshtė asgjėsuar dhe pjesa e rrezikshme, diegoret dhe baruti. Pjesa tjetėr e magazinuar mund tė konsiderohet pjesė e parrezikshme e njė shpėrthimi”
Ministri i Mbrotjes falenderoi ushtarėt dhe civilėt, si dhe pushtetin lokal qė ndihmuan qė kjo pjesė e materialit ushtarak tė asgjėsohet.
Oketa u shpreh se ky ishte hapi i parė i njė plan veprimi qė ka hartuar kjo ministri nė lidhje me asgjėsimin e municioneve tė vjetra, ndėrkohė qė hapa tė tjerė do tė ketė nė vazhdim.
Pak ditė mė parė ėshtė bėrė asgjėsimi i 2.5 tonė barut tė zi nė Mjekės. Nga data 1 shtator do tė fillojnė tė veprojnė disa grupe tė ngritura qėllimisht pėr tė zbatuar planin.
Ministri Oketa mbylli prononcimin e tij pėr mediat me premtimin se shumė shpejt rreziku i shpėrthimeve do tė ulet dhe do tė rritet shkalla e sigurisė.
“Jam i sigurt se shumė shpejt do ju bėj me dije se rreziku ėshtė eliminuar. Se shkalla e rrezikut nga drita e kuqe do kalojė nė jeshile, nė njė nivel mė tė ulėt, pra do rritet mė shumė siguria”

Pas shpėrthimit qė ndodhi nė Gėrdec tė Vorės, mė 15 mars, Shqipėria numėronte 26 zona tė rrezikut me municione ushtarake qė janė tė depozituara prej shumė vitesh nė depo me kushte tė kėqija. Madje disa prej kėtyre depove ndodhen fare pranė qendrave tė banimit. Ekspertėt ushtarakė thonė se nė kėto depo ka rreth 100 mijė tonė municione. Mė 15 mars tė kėtij viti nga shpėrthimi i njė fabrike demontimi tė municioneve nė Gėrdec tė Vorės gjetėn vdekjen 26 persona, rreth 300 u plagosėn si dhe u shkaktuan dėme tė mėdha materiale
(s.g/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare