Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Parlamenti nė Tiranė shtyn ndryshimin e rregullores sė kandidaturave

Ndyshimet nė rregullore kishin tė bėnin me raportet mes parlamentit dhe presidentit te republikės, dy institucione tė cilat janė nė marrėdhėnie tė vėshtira prej disa javėsh »»


Specialistet: Vdekshmeria foshnjore e larte

17.05.2008 11:37 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Ne Shqiperi numri i lindjeve vjetore ka rene me afro dy te tretat gjate tranzicionit, megjithate, vdekshmeria foshnjore krahasuar me vendet e Europes mbetet perseri e larte 


TIRANE-Nga studimet me te fundit ne fushen e shendetit publik ne Shqiperi ka dale se vdekshmeria foshnjore eshte ende ne nivele te larta shume larg objektivit te milleniumit te percaktuar nga OKB. Agjencia e lajmeve VOA siguron informacion se vdekshmeria e te miturve nga 0 deri ne 5 vjec ne Shqiperi eshte 14 ne 1 mije femije. Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine”, dr.Halim Kosova, thote se me nje matje me te sakte vdekshmeria e femijeve do te ishte edhe me e larte, nderkohe qe objektivat e Milleniumit kerkojne nje ulje te ketyre vdekjeve me 2/3 deri ne vitin 2015. “Nga informacionet qe une kam, nga levizjet e pakontrolluara te popullates, nga mosregjistrimi i njerezve aty ku kane shkuar, vdekshmeria e femijeve eshte me e larte. 14 per 1 mije eshte e larte, por nese kemi mundesi verifikimi me te sakte ajo do te jete akoma me e larte. Objektivat e Milleniumit e vena per vitin 2015 jane shume te veshtira per t’u arritur dhe cdo dite qe kalon ne jemi shume keq ne krahasim me ato objektiva. Krijimi i nje komitetit nacional per te plotesuar keto objektiva, dhe nisja e punes per rajonalizimin e kujdesit per paralindjen do te ishin nje ide shume e mire, gje qe e kane bere me sukses edhe shume vende te tjera” - thote dr.Kosova.

Specialistet me te njohur te fushes mendojne se pa u ngritur nje sistem i integruar shendetesor nuk mund t’i sherbehet si duhet as nenave dhe as femijeve. Dr.Halim Kosova thote qe nenave nuk mund t’u sherbehet vetem ne castet e fundit te lindjes, por duhet patjeter edhe gjate barres, duke i nxitur te bejne falas kontrolle dhe takime te vazhdueshme me personelin mjekesor.

Ekspertet vleresojne qe ndonese fondet e buxhetit te shtetit per mjekesine po rriten ēdo vit, vdekshmeria nuk po ulet. Drejtori i Qendres Kombetare per Cilesi, Siguri dhe Akreditim te Institucioneve Shendetesore, prof.dr.Isuf Kalo, thote se rreziku dhe mundesia e vdekjeve ne spitale eshte ne nivelet me te larta europiane. “Po te krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian, mundesia e vdekjes per 1 mije banore ne Shqiperi eshte me e larte nga te 15 vendet antare te BE-se, qofte per femijet, per grate apo edhe per burrat. Ne Shqiper, mundesia e vdekjes se femijeve nen 5 vjec eshte shume me e larte se vendet e BE-se, madje me e larte edhe se vendet fqinje ne Ballkan” - thote dr.Kalo. Numri vjetor i lindjeve ka rene nga 90 mije lindje ne vitet ’90 deri ne 35 mije aktualisht, dhe nga keto rreth 10 mije lindje trajtohen ne kryeqytet. Shqiperia qendron ende midis vendeve me lindshmerine me te larte ne Europe, megjithese lindjet kane rene me afro 2/3 keto 15 vitet e fundit.
(d.b/BalkanWeb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare