Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Te gjithe ne Boboshtice per “Shen Merinė”

16.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Me mijra vetė kanė shkuar nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Boboshticė te Korces pėr tė kryer ritet fetare, por dhe pėr tė kremtuar mė pas festėn qė nė kėtė fshat merr pėrmasa tė mėdha 


KORCE-Festa e “Shėn Mėrisė” ėshtė kremtuar nė Korcė, ndėrsa fshati i njohur turistik i Boboshticės ėshtė kthyer dhe nė epiqėndėr tė juglindjes. Me mijra vetė kanė shkuar nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Boboshticė pėr tė kryer ritet fetare, por dhe pėr tė kremtuar mė pas festėn qė nė kėtė fshat merr pėrmasa tė mėdha. Boboshtica e njohur pėr tavernat e famshme, por dhe manat e saj, ėshtė natyrisht dhe fshati i njė feste si ajo e Shėn Mėrisė. Kisha e ngritur nė njė nga kodrat e fshatit nė tė cilin objektet e kultit datojnė nga shekulli i XIV ka pritur me mijra vetė kryesisht emigrantė tė ardhur enkas nga Greqia fqinjė, ndėrsa nė formėn e njė peligrinazhi tė gjithė luteshin, kėrkonin ndihmė, mernin bekimin dhe mė pas pėrmes flakėve tė qiririt dhe tė shpresės linin vendin e shenjtė qė duhet ta pėrshkruanin gati tė gjithin. Ndėrsa fshati ėshtė mbipopullaur nga mysafirėt nė kėtė ditė mjaft speciale, policia lokale nga ana e saj ka marrė masa pėr tė evituar problemet nė qarkullmin rrugor pėr shkak dhe tė njė fluski tė pazakontė makinash. Peligrinazhi drejt kishės sė njohur tė Shėn Mėrisė nė Boboshticė ka nisur nga orėt e para tė mėngjesit tė tė premtes pėr tė vazhduar deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, pėr tė zhvendosur kėtė festė njė ditė mė pas nė fshatin Dardhė.
(d.b/News24/BalkanWeb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare