Tenton tė vrasė gruan, pranga bashkėshortit
18.08.2008 00:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Pogradecit. Burri tenton te vrase gruan ne sy te femijeve. Sipas tė dhėnave nga spitali i Pogradecit gruaja ėshtė ne gjendje mjaft kritike pėr jetėn
Pogradec- I ka shpėtuar pėr mrekulli vdekjes nėna e dy fėmijėve nga dhuna e bashkėshortit tė saj, i cili e ka plagosur rėndė duke pėrfunduar nė spital. Dhuna nė familje ka mbretėruar prej njė kohe tė gjatė nė njė cift pogradecar, ndėrsa njė 40 vjecare ka kėrkuar ndihmėn e policisė pėr tė shpėtuar jetėn e saj dhe tė fėmijėve. Burri i dhunshėm ka plagosur rėndė tė shoqen duke pėrdorur mjete rrethanore nė shtėpi, kurse tmerri qė kanė pėrjetuar tė vegjėlit si dhe gjaku i gruas e kanė detyruar kėta tė fundit tė kėrkojnė ndihmėn e policisė. Reagimi i shpejtė i policisė sė shtetit duke transportuar pėr nė spital shtetasen Kismete Billa 27 vjecare duke i dhėnė ndihmėn e shpjetė, por dhe duke e marrė nė mbrojtje, ndėrsa autori i ngjarjes Mirosh Mruku ėshtė prangosur menjėherė. Ngjarja sipas burimeve tė policisė sė Pogradecit ka ndodhur nė lagjen numėr 3 tė qytetit buzė liqenit tė Ohrit rreth orės 14.00 tė tė dilės. Burri xheloz ka shkuar nė shtėpi pėr drekė, por nuk ka mundur tė durojė dhe disa caste derisa e shoqja t’ia servirte ushqimin nė tavolinė. Kaq ėshtė dashur qė sherri qė duket se ishte ulur kėmbėkryq nė kėtė familje tė nisė pėrsėri, ndėrsa 41 vjecari Mruku ka rrėmbyer cfarė ka gjetur pėrpara pėr tė vrarė nė mes tė shtėpisė 27 vjecaren. Ai mėsohet tė ketė pėrdorur sende tė forta mes tė cilave dhe njė levė hekuri, ndėrkohė qė i ka shkaktuar asaj plagė tė rėnda nė trup. Dy fėmijėt e vegjėl janė llahtarisur nga skena qė kanė parė, ndėrsa britmat e tyre, por dhe vetė tė tė dėmtuarės, kanė vėnė nė alarm dhe fqinjėt e tyre. Vetė viktima e dhunės para se tė plagosej rėndė ka mundur tė kryejė njė telefonatė policisė lokale pėr ndihmė, ndėrsa ndėrhyrja nė kohė e kėsaj tė fundit i ka shpėtuar asaj jetėn. Sipas tė njėjtave burime nėse do tė zgjaste dhe disa caste vonesa e pėrfaqėsuesve tė policisė sė shtetit atėherė do tė shtohej me njė viktimė mė shumė, dhuna nė familje e cila ka marrė pėrmasa tė mėdha nė vendin tonė, madje dhe nė qarkun e Korcės. Sipas tė dhėnave nga spitali i Pogradecit gruaja ėshtė duke iu nėnshtruar mjekimeve, ndėrsa situata e saj shėndetsore ėshtė mjaft kritike pėr jetėn. Ndėrkaq 27 vjecarja ėshtė marrė njėherėsh dhe nė mbrojtje nga efektivat e policisė sė komisariatit tė Pogradecit. Pas arrestimit tė autorit tė ngjarjes, ky i fundit ka pohuar se ishte xheloz, pasi dyshonte se gruaja e tradhėtonte me njė person tjetėr. Gjithashtu i arrestuari ka rrėfyer se ka qėnė gruaja qė e ka nisur debatin mes tyre, ndėrsa ai gjithashtu ka dashur tė mbrohet duke pohuar se ka qėnė dhe nė gjėndje tė dehur. Mirosh Mruku akuzohet pėr veprėn penale tė “plagosjes sė rėndė me dashje”, si dhe atė tė “kanosjes”, por dhe tė “dhunė sitematike”qė ka ushturuar ndaj tė shoqes.
(d.b/News24/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































