Velipojė-Durrės, mbyten nė plazh dy persona
20.07.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
VELIPOJĖ – DURRĖS – Nė bregdetin e Velipojės dhe tė Durrėsit sot janė shėnuar dy viktima brenda pak orėsh. Njė vajzė 10 vjeēare nga Shkodra ka humbur jetėn nė plazhin e Velipojės ku ishte duke kaluar pushimet me familjen. Ka mjaftuar deti me dallgė dhe mosvėmendja e treguar e prindėrve qė vogėlushja brenda pak minutash tė pėrpihet nga deti.
Dhe pse pas disa ēastesh e mitura ėshtė nxjerrė nė breg nga pushues tė tjerė tė ndodhur ato momente pranė saj, ēdo pėrpjekje pėr ta risjellė nė jetė ka qenė e kotė. Trupi I tė miturės ėshtė dėrguar nė morgun e Shkodrės, ndėrsa autoritetet vendore ngrenė shqetėsimin e mungesės sė rojeve bregdetare, projekti I cili nuk gjeti zbatim kėtė vit pėr shkak tė mungesės sė fondeve.
Po sot nė plazhin e Durrėsit njė person rreth tė 30-tave, ende I paidentifikuar ka humbur jetėn teksa lahej nė det. Ai u gjet i mbytur nga tė tjerė pushues tė cilėt lajmėruan ambulancėn. Viktima do ti nėnshtrohet autopsisė pėr tė mėsuar shkaqet qė ēuan nė vdekjen e tij, ndėrkohė qė policia ka nisur punėn pėr identifikimin.
(a.s/News24/Balkanweb)
lajme.parajsa.com































