Vendimi, Berisha rrit taksat pėr 400 bizneset e nėntokės
28.08.2008 12:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Shfrytėzuesit e mineraleve tė argjendit dhe arit, tė naftės, gazit si dhe pllakave tė gurit, do tė paguajnė 10 pėr qind tė vlerės sė shitjes sė mallit. Ky ėshtė vendimi qė u bė publik nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave. Qeveria pėrcaktoi tarifat e reja tė rentės minerare pėr subjektet e licencuara.
TIRANE- Tė 400 kompanitė e huaja private qė shfrytėzojnė nėntokėn shqiptare dhe eksportojnė jashtė, duke nisur nga dita e djeshme, do tė kenė rritje deri nė 10 pėr qind tė taksave qė do ti paguajnė shtetit pėr mallin e shitur.
Vendimi u bė publik nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave, ku qeveria caktoi tarifat e reja tė taksės nacionale tė rentės minerare. Rritje do tė ketė pėr artikujt tė tillė si tregtimi i pllakave tė gurit, graniti, nafta e gazi, si dhe mineralet e nėntokės. Deri mė sot, tė gjitha kėto kompani, paguanin 3 deri nė 10 mijė franga zvicerane nė vit pėr ēdo kilometėr katror tokė, ndėrsa nė vazhdim, taksat pėr kėto biznese shumėfishohen.
Investimet
Shumė nga investitorėt e huaj, ishin joshur nga ideja e shfrytėzimit tė nėntokės shqiptare ndėrkohė qė krahu i punės ishte i lirė, e taksat akoma nė nivele tė ulta. Por duket se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė mė pas vendimit tė djeshėm tė qeverisė. Tė gjithė ata qė do tė nxjerrin edhe pllaka guri nga Shqipėria do t'i japin shtetit 10 pėr qind tė vlerės sė mallit tė shitur. E njėjta shifėr sipas vendimit tė KM ėshtė edhe pėr mineralet e argjendit, arit. Nuk mbeten jashtė listės me 10 pėrqind pagesė pėr shtetin pėr vlerėn e mallit tė shitur edhe pėr ato subjekte private qė shfrytėzojnė nėntokėn shqiptare pėr naftėn e gazin dhe tė tilla investime janė shtuar shumė nė vend gjatė viteve tė fundit. Tarifat e reja pėr taksėn kombėtare tė rentės minerare, i shtohen vendimeve tė tjera tė qeverisė pėr rritjen e pagave minimale apo edhe vendimit pėr pagesėn e detyruar prej 6 milionė lekėsh pėr minatorėt etj. Nė fakt, deri tani, asnjė nga kompanitė private dhe bizneset, nuk ka reaguar pėr kėto vendime.
Ligji
Sipas legjislacionit nė fuqi "Pėr taksat kombėtare" ēdo person fizik apo juridik qė ėshtė i licencuar dhe vepron nė industrinė minerare, duhet tė paguajė rentėn pėr burimet qė nxjerr nga nėntoka dhe mbitoka. Ky ėshtė njė detyrim mujor i subjektit taksapagues nė ēastin kur shet nė treg produktin. Renta pėrcaktohet duke shumėzuar vlerėn totale tė shitjes me shumicė tė produktit me pėrqindjen e rentės tė pėrcaktuar nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave. Pagesa bėhet brenda datės 15 tė muajit pasardhės kur janė realizuar shitjet. Kėtė taksė e marrin degėt e doganave nėpėr rrethe, nė rastin e eksportit tė produkteve minerare, ndėrsa degėt e tatimeve nė tė gjithė vendin ngarkohen pėr marrjen e saj nė rast se produktet shiten e blihen brenda territorit tė republikės. VKM e djeshme e qeverisė cakton shifra tė larta pėr tregtimin e disa artikujve, duke rritur barrėn fiskale pėr 400 kompani. Edhe renta minerare e atyre kompanive qė shfrytėzojnė gėlqerorė, ėshtė rritur dyfish.
Qeveria "Berisha" deri tani ka ndėrmarrė sheshin e taksave tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me fitimet. Kjo ka ndikuar nė rritjen e barrės fiskale tė atyre qė paguhen mė pak. Por ndėr tė tjera edhe rritja e mallrave nga importi, po rrit artificialisht tė ardhurat nga TVSH apo taksa doganore e akcizat. Por duket se projektet pėr investime ambicioze nuk pėrballohen dot me taksa tė ulėta.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































