Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Vetėvaret nė qeli i paraburgosuri, u kap 24 orė pas lirimit

27.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Njė i paraburgosur ėshtė vetėvarur nė dhomat e paraburgimit tė komisariatit tė Lezhės 2 orė pas mesnatės sė tė martės. 65- vjecari kishte vetėm njė ditė qė ishte liruar nga burgu. 

LEZHE- Gege Gjoka, 65 vjec ishte shoqėruar nė komisariat pas denoncimit tė familjes se i moshuari po i kanoste me armė. Gegė Gjoka ishte shoqėruar nė komsariatin e Lezhės, rreth orės 01. 30 minuta tė sė mėrkurės.

Njė orė mė vonė policia ka gjetur 65 vjecarin tė vetėvarur nė qelinė e tij. Gegė Gjoka kishte vetėm njė ditė qė kishte dalė nga burgu pasi kishte kryer dėnimin prej 16 muajsh burg po pėr akuzėn e “kanosjes” . Policia do tė hetojė shkaqet qė nxitėn 65 vjecarin drejt vetėvrasjes.  

Tė dielėn e kaluar njė tjetėr i paraburgosur u vetėvar nė dhomat e paraburgimit tė komisariatit tė Korcės. Enver Mehmetalli u gjet i pajetė nė qelinė tij, me carcaf nė grykė tė cilin e kishte lidhur nė kangjellat e dritares sė qelisė. Viktima kishte shfrytėzuar momentin e ndėrrimit tė turnit tė rojeve ndėrsa shoku i tij i dhomės kishte shkuar pėr tė kryer nevojat personale. Mehmetalli ndodhej nė dhomat e paraburgimit nė pritje tė gjykimit tė tij pėr marrėdhėnie seksuale me njė tė mitur. 46-vjecari akuzohej se kishte abuzuar seksualisht mbesėn e tij.

(s.g/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare