Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Vizat, Maqedonia shkel marrėveshjen me Shqipėrinė

05.09.2008 12:05 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaTedi Blushi
Nė vendkalimet kufitare me Maqedoninė, shqiptarėt vazhdojnė tė kalojnė me viza, pėrkundėr hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes mes dy vendeve. Nė pikat e kalimit kufitar shqiptarėve u ėshtė refuzuar hyrja pa viza. 

TIRANE- Maqedonia vijon tė zbatojė regjimin e vizave pėr shtetasit shqiptarė, duke shkelur nė mėnyrė tė njėanshme marrėveshjen e qarkullimit tė lirė me Shqipėrinė, e cila ėshtė duke u respektuar vetėm nga kjo e fundit. Deri dje nė mesditė, autoritetet kufitare maqedonase kanė refuzuar kalimin e kufirit pėr tė gjithė ata shtetas shqiptarė qė nuk kanė qenė tė pajisur me vizėn pėrkatėse. Incidentet kanė ndodhur nė tė gjitha pikat kryesore tė kalimit kufitar, ndėrkohė qė, qoftė Ministria e Punėve tė Jashtme apo edhe ajo e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, jo vetėm qė nuk kanė dėrguar rregulloren e re tė aplikimit tė marrėveshjes, por as qė kanė qenė nė dijeni tė kėsaj problematike. Nė njė prononcim pėr tė pėrditshmen “KOHA”, qė botohet nė Shkup, autoritetet e Ministrisė sė Brendshme maqedonase kanė pohuar se “nuk merren me kėto ēėshtje, tė cilat janė nė kompetencė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme”. Ndėrsa te kjo e fundit, kėshilltari i ēėshtjeve konsullore, Refet Hajdari ka sqaruar pėr “KOHA”, se “do tė mundohen qė brenda pak kohėsh tė kapėrcehet kjo anomali”. Hajdari, pasi pohon se tė mėrkurėn marrėveshja ka hyrė nė fuqi, shton se nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė neglizhencė qė po pėrpiqen ta kompensojnė. Por nė bazė tė nenit 14 tė Marrėveshjes mes dy vendeve, ajo ka hyrė nė fuqi mė datė 27 gusht 2008, qė ėshtė data e marrjes sė notės sė fundit tė palės maqedonase. Ndėrkohė qė edhe nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pohojnė se mosrespektimi nga pala maqedonase ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė kompetencė e Ministrisė sė Punė tė Brendshme maqedonase.
Pikat kufitare
Nė vendkalimet kufitare me Shqipėrinė, shtetasit shqiptarė vazhdojnė tė kalojnė me viza, edhe pėrkundėr lajmit pėr hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes sė qarkullimit tė lirė mes dy vendeve. Edhe pse ishte paralajmėruar se nga 3 shtatori do tė fillonte liberalizimi i vizave, kjo nuk ka ndodhur. Nė pikėn e kalimit kufitar tė Qafė-Thanės, Tushemishtit dhe nė Bllatė, shtetasve shqiptarė u ėshtė refuzuar hyrja pa viza. Autoritetet kufitare maqedonase nė Qafė-Thanė pohojnė pėr tė pėrditshmen “KOHA”, se ende nuk ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e MPB-sė. Sipas policisė kufitare tė Bllatės, pritet qė sė shpejti tė aplikohet dhe kalimi pa viza, por nuk japin afat se kur do tė ndodhė kjo. Komisari Azem Jakuposki, tha se “nuk dihet se kur, shpresojmė qė kjo tė jetė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr”. Tė enjten nė Qafė-Thanė e Tushemisht shtetasit shqiptarė kanė kaluar duke u pajisur me vizė, ndėrsa nė Bllatė, ku numėroheshin shumė shtetas shqiptarė tė cilėt prisnin qė tė kalonin pa viza, thjesht pėr tė vizituar qytetin fqinj, u kthyen sėrish mbrapsht. Dy shtetase shqiptare, Frane Ndoci dhe Maria Lleshi, nga Shkodra qė ishin nisur pėr tė vizituar Dibrėn, konfirmuan pėr tė pėrditshmen maqedonase “KOHA” se ishin kthyer mbrapsht nė vendkalimin kufitar nga autoritetet maqedonase, meqenėse nuk ishin pajisur me viza kalimi.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare