Zjarr nė Malėsi tė Madhe, digjen mbi 10ha pyje
20.08.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
SHKODER- Njė tjetėr vatėr zjarri ėshtė shfaqur nė Malėsine e Madhe. Bėhet fjalė pėr flakė masive nė zonėn e pyllėzimit tė ri tė Postopojės nė komunėn e Shkrelit. Me dhjetra hektarė tokė e pyllėzuar me bimė heterovajore tė 20 vjeēarit tė fundit janė pėrfshirė nga flakėt. Drejt zonės kanė shkuar forca tė ndėrhyrjes kundėr zjarrit nga qyteti i Shkodrės nė ndihmė tė MKZ-sė sė Malėsisė sė Madhe. Gjithashtu nė shuarjen e flakėve janė angazhuar dhe forcat e rendit, tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe popullata e zonės. Nuk ka patur rrezik nė zona tė banuara, megjithatė u punua nė lokalizimin e zjarrit, dhe nė shuarjen e tij. Aktualisht raportohet qė vatra aktive nuk ka. Ndėrsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, si dhe dėmi i shkaktuar. Nuk pėrjashtohet shkaku i pakujdesisė sė banorėve, tė cilėt nė kėtė periudhė djegin sipėrfaqet e tokės pas korrjes sė tė mbjellave. Ky ėshtė rasti i dytė emergjent nė Malėsinė e madhe, ku dy ditė mė parė njė tjetėr zjarr I madh ra nė fshatin Grizhė, duke rrezikuar dhe banesat e fshatarėve tė kėsaj zone.
(a.r/news24/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































