Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Zjarr nė Malėsine e Madhe, rrezikohen 3 fshatra

18.08.2008 18:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Njė kamion me bar te thatė ka ndeshur nė telat e tensionit tė lartė duke e ndezur sanėn. Perhapja e zjarrit me shpejtėsi tė madhe po rrezikon dukshėm shtėpitė dhe banorėt e zones 

SHKODER-Tre fshatra tė Malėsisė sė Madhe nė Shkodėr po luftojnė me flakėt, pas njė zjarri tė rėnė sot nė mesditė. Mėsohet se shkak i zjarrit ėshtė bėrė njė kamion qė transportonte bar tė thatė.
Sic mėsohet nga vendngjarja, njė kamion me targė TR 8722 D ėshtė shkaktari kryesor i zjarrit mė tė madh nė kėtė sezon veror nė Qarkun e Shkodrės. Fshtratat Qarri i Sipėrm, Demiraj, Grizhė, Cezėm, Meshqerraj rrezikohen nga ky zjarr i cili sipas banorėve ėshtė shkaktuar nga kamioni qė transportonte sanėn dhe qė gjatė rrugės ka marrė flakė. Mėsohet Tonin Fanga 45 vjecar nga Thethi i Dukagjinit ishte duke udhėtuar me tė birin e tij minoren nė kamion kur lartėsia e barit tė thatė qė po transportonte ka ndeshur telat e tensionit tė lartė tė cilat e kanė ndezur atė. Ai ėshtė larguar menjeherė mė tė birin e tij pėr shkak se automjeti mori flakė dhe rrezikoi jetėn e tij. Ai ka shuar flakėt nė trupin e tij nė njė burim uji aty pranė. Mėsohet se jetėt e tyre janė jashtė rrezikut. Pas kėsaj zjarri i rėnė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė mal duke vėnė nė rrezik fshatrat pėrreth.
Deri tani janė djegur me mijėra ha tokė me hardhia e pyje. Mė shqetėsues ėshtė fakti se flakėt po pėrhapen me shpejtėsi dhe shumė banesa qė ndodhen prane vijės sė zjarrit rrezikojnė tė digjen. Reparti i zjarrfikėseve te zonės ka shkuar ne vendngjarje por pėr shkak tė terrenit tė thyer malor ndėrhyrja ėshtė e veshtirė. Edhe banorė tė zonės po pėrpiqen me mjete rrethanore pėr tė shuar flakėt e larta qė po u kėrcėnojnė jetėn. Ndėrkaq policia ka shoqėruar shoferin e kamionit dhe tė birin minoren tė japin detaje rreth ngjarjes qė ka pėrhapur panik nė 3 fshatra tė Malėsisė sė Madhe, Shkodėr.
(d.b/Balkanweb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare