Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Zjarr nė kodrat e Divjakės, digjen 150 ha ullishta

18.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Dhjetra hektare ullishta janė djegur nė kodrat e Divjakės. Zjarri si fillim ka nisur nė fshatin Shėnapremte pėr tu pėrhapur mė pas me shpejtėsi nė kodrat pėrreth ku dhe vazhdon ende tė djegė pemėt e ullinjve dhe bimėsinė pėrreth. Policia dyshon se zjarri ėshtė i qėllimshėm dhe pėr kėtė ka ndaluar dhe njė fshatar tė zonės 

DIVJAKE-Flakėt e zjarrit djegin 150 ha ullishta ne Divjakė. Zjarri qė ka nisur pasditen e sotme nė fshatin Shėnapremte ėshtė favorizuar nga erėrat dhe temperaturat e larta dhe ka pėrfshirė ullishtat nė kodrat e fshatit duke alarmuar banorėt e zonės. Ata janė pėrpjekur qė me mjete rrethanore tė shuajnė flakėt por zjarri qė ende vazhdon ėshtė pėrhapur dhe ka rrezikuar dhe jetėt e tyre. Menjėherė janė lajmėruar policia dhe zjarfikėset tė cilat kanė mbėrritur nė vendngjarje. Nga vendngjarja mėsohet se zjarri ende vazhdon dhe nuk ėshtė vėnė ende nėn kontroll, kjo dhe pėr shkak tė terrenit tė thyer ku zjarrfikėsit e kanė tė pamundur tė ndėrhyjnė me mjetet e tyre. Dyshohet se zjarri ka qėnė i qėllimshėm dhe ėshtė vėnė nga njė banor i zonės. Ndėrsa flakėt ende vazhdojnė tė djegin ullishtat e kodrave te Divjakės, policia ka avancuar me hetimet e saj dhe ka shoqėruar si shkaktar tė vėnies sė zjarrit njė fshatar tė fshatit Shėnapremte. Efektivėt dyshojnė se fshatari e ka ndezur zjarrin qė tė hapė kullota tė reja.
(d.b/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare