Total: (550,197)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image

3 vajza shqiptare nė kampin e xhihadistėve nė Siri

Tiranė - Tė arrestuarit si tė dyshuar dhe ata qė janė shpallur nė kėrkim pėr dėrgimin e luftėtarėve shqiptarė nė Siri, do tė pėrballen edhe me akuzėn pėr dėrgimin e tre vajzave shqiptare nė kampet e xhihadistėve, raporton "ABC News". »»


Universitetet private, mbėrrin sot nė Ministrinė e Arsimit lista e fakulteteve dhe tarifat

Universitetet private, mbėrrin sot nė Ministrinė e Arsimit lista e fakulteteve dhe tarifat

26.09.2009 17:12 - Kategoria: Shqiperia

Universitetet private, mbėrrin sot nė Ministrinė e Arsimit lista e fakulteteve dhe tarifat


Jonida Tashi

Universitet private pritet tė dorėzojnė brenda ditės sė sotme nė Ministrinė e Arsimit listėn sekrete tė fakulteteve tė akredituara dhe tarifat e propozuara tė studimit pėr vitin e ri akademik. Duke mos ditur kėto tė dhėna, mjaft prej maturantėve qė nuk kanė fituar deri tani tė drejtėn e studimit nė universitet publike, janė mjaft konfuzė pėr tė vendosur nėse duhet tė studiojnė nė privat ose jo. Burime nga Ministria e Arsimit bėjnė tė ditur se nė varėsi tė programeve tė akredituara tė studimit qė ofrojnė disa prej universiteteve private do tė pėrcaktohen edhe taksat e shkollimit pėr vitin 2009-2010. Pėr kėtė arsye, pritet qė Ministria e Arsimit dhe qeveria t'i miratojnė tarifat e studimit pėr universitetet private, sipas rėndėsi dhe vlefshmėrisė sė programeve qė ata ofrojnė. Kjo nėnkupton qė programet e studimit qė janė tė akredituara nė universitetet jo publike do tė kenė tarifat mė tė larta tė studimit, dhe kjo pėr vetė faktin se diplomat qė studentėt do tė marrin nė pėrfundim tė tyre do tė jenė tė vlefshme.
Akreditimi
Akreditimi ose jo i universiteteve private, ka njė rėndėsi tepėr tė madhe pėr tė gjithė ata tė rinj qė nuk arrijnė tė fitojnė tė drejtėn e studimit nė shtet, tė cilėt, pėr tė marrė njė diplomė hedhin sytė nga kėto institucione, pa e ditur se cilėt prej tyre janė tė akredituar ose jo, pėr rrjedhojė edhe sa vlerė do tė ketė diploma e tyre nė tregun e punės. Duke qenė se procesi i akreditimit tė tyre mbahet i fshehtė jo vetėm nga vetė universitetet private, por edhe nga institucionet pėrgjegjėse qė realizojnė kėtė proces, deri tani njė gjė ėshtė mėse e qartė pėr mijėra qytetarė, tė cilėt pėr tė mos i lėnė fėmijėt pa shkollė pėr shkak tė kėrkesave tė mėdha nė shtet, janė tė detyruar t'i zbrazin mirė xhepat pėr t'i shkolluar ata nė privat, pa e ditur nėse ky do tė jetė njė shpenzim i vlefshėm apo lekė tė derdhura kot. Sipas Agjencisė sė Akreditimit tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė, ēdo universitet apo program studimi nė arsimin e lartė publik dhe privat, pėrpara lėshimit tė diplomave tė para, i nėnshtrohet procesit tė akreditimit tė parė. Kalimi i kėtij tė fundit, i jep tė drejtėn njė institucioni publik ose privat tė arsimit tė lartė tė lėshojė diploma tė njohura nė Republikėn e Shqipėrisė. Aktualisht nė vendin tonė funksionojnė 32 universitete private, pėr tė cilat tė rinjtė kanė shumė pak informacion se sa tė vlefshme janė diplomat qė ata japin nė pėrfundim tė studimeve.
Pranimet
Nė prag tė nisjes sė vitit tė ri akademik, kohė nė tė cilėn reklamat pėr universitetet jo publike kanė filluar tė pushtojnė ēdo ekran televiziv, shumė pak prej drejtuesve tė tyre bėjnė tė ditur se sa programe tė akredituara ofrojnė. Nė pamundėsi tė vijuar fakultetin nė shtet, universitetet private do tė jenė mundėsia e fundit pėr tė vijuar studimet e larta pėr tė gjithė ata maturantė qė nuk do tė shpallen fitues nė ato publike dhe ua mban xhepi qė tė pėrballojnė tarifėn e studimit. Duke qenė se pjesa mė e madhe e universiteteve private nė vend janė tė paakredituara, por thjesht tė licencuara nga Ministria e Arsimit, diplomat e tyre rrezikojnė tė mos njihen nė institucionet shtetėrore. Procesi i pranimeve nė universitetet private tė vendit pritet tė ēelet sė shpejti, pasi mjaft tė rinj tė s'kualifikohen nga aplikimi nė universitet publike. Duke qenė se aktualisht interesimi i tė rinjve pėr tė ndjekur shkollėn e lartė nė kėto institucione ka qenė i ulėt, sepse ende nuk ėshtė mbyllur procesi i pranimeve nė shtet, universitet private janė tė detyruara tė presin mbarimin e kėtij procesi, pėr tė shpallur procedurat e regjistrimit. Ndryshe nga pranimet nė shtet, pėr tė studiuar nė privat nuk kanė rėndėsi rezultatet e provimeve tė Maturės, pasi deri mė sot studentėt nė kėto institucione janė pranuar pa kritere tė veēanta, pėrveē pasjes sė Diplomės sė Pjekurisė. Ndėrkohė qė njė tjetėr problem ekonomik tepėr i vėshtirė pėr t'u pėrballuar nga mjaft student qė zgjedhin universitet private ėshtė edhe taksa e lartė e studimit, tė cilat krahasuar me shtetin janė disa herė mė tė larta.

Universitetet private, rrezik pėr tė shkaktuar inflacion diplomash nė vend

Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Paradoksi mė i madh i kėtij sistemi piramidal diplomash qėndron nė faktin se gjithēka ndodh nėn dijeninė e drejtuesve tė lartė tė Arsimit, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike tė universiteteve private qė kanė mbirė si kėrpudhat mbas shiut. Ndėrkohė qė paradoksi duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. Lidhur me kėtė problem mjaft prej drejtuesve tė universiteteve publike tė vendit kanė ngritur zėrin jo vetėm pėr kushtet e pranimit tė studentėve, por edhe pėr pėrhapjen e tyre masive. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”,- thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore. Pak kohė mė parė, nė njė dalje publike, fill pas kyējes sė disa universiteteve private nė Kosovė, pasi nuk plotėsonin standardet, rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule deklaroi para gjithė opinionit publik se kjo ishte njė nismė qė duhej pėrkrahur edhe nga qeveria jonė. Ndėrkohė qė nga kjo e fundit e as nga Ministria e Arsimit nuk pati qoftė edhe mė tė voglin reagim se si e gjykonin ata njė vendim tė tillė, dhe kjo tregon qartazi se vendi ynė i megjithėse zotėron universitete publike me njė nivel shumė herė mė tė lartė se Kosova ka nevojė pėr universitetet private, tė cilėt po jetojnė mbi kurriz tė punės sė bėrė nga shtetėrorėt. 25 Shtator 2009




Burimi: Gazeta Albania Sociale

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!