Total: (550,430)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
dasara profil

Dasara: Masa nuk ka kulturėn e duhur tė mė kuptojė. Zgjedh ti injoroj totalisht

"Supermbesa" e Sali Berishės ka reaguar sėrish ndaj zemėrimit tė qytetarėve tė shumtė ndaj saj lidhur me komentet qė ajo bėri duke fajėsuar Kombėtaren tonė pėr ngjarjet qė ndodhėn nė stadiumin e Beogradit dhe duke i dalė nė mbrojtje huliganėve serbė. »»


Hipoteka, procedurat qė ndiqen kur fiton tė drejtėn e pronės me vendim gjykate

Hipoteka, procedurat qė ndiqen kur fiton tė drejtėn e pronės me vendim gjykate

10.10.2009 16:04 - Kategoria: Shqiperia

Hipoteka, procedurat qė ndiqen kur fiton tė drejtėn e pronės me vendim gjykate


Laureta Rryēi

Pronarėt qė kanė mundur tė fitojnė pronėn e tyre falė njė vendimi tė formės sė prerė duhet tė ndjekin disa procedura pėr tė kryer regjistrimin nė Hipotekė. Gazeta “Albania”, nė numrin e sotėm, sjell dokumentet qė duhet tė dorėzojnė ata pėr tė marrė aktin e pronėsisė, si dhe rregullat qė do t'u duhet tė ndjekin pėr tė realizuar njė proces tė rregullt. Sipas specialistėve pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, pėr regjistrimet e vendimit tė gjykatės pėr fitim pronėsie duhen 30 ditė. Qytetari qė ka fituar procesin civil nė tė tria shkallėt e Gjyqėsorit duhet tė dorėzojė vendimin e formės sė prerė dhe plan-rilevimin qė jep tė dhėna pėr pronėn nė fjalė. Dokumenti i parė merret nė gjykatė, ndėrsa i dyti duhet tė firmoset nga njė topograf me licencė. Tė njėjtat burime shpjegojnė se gjatė viteve tė fundit, njė pjesė e konsiderueshme e pronarėve, pėr tė marrė aktin e pronėsisė mė parė iu ėshtė dashur t'i drejtohen gjykatės. Kėtė fakt e tregon mė sė miri edhe shifra e lartė e dosjeve qė gjykohen nė njė vit nė gjykatat e vendit.
Regjistrimi
Pasuritė e paluajtshme, tė kthyera ose tė kompensuara fizikisht, qė janė pėrfituar nga ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, regjistrohen nė bazė tė vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, plan-vendosjes, dėshmisė sė trashėgimisė nė rastet kur prona i ėshtė kthyer trashėgimlėnėsit, si dhe procesverbalin e marrjes nė dorėzim tė pronės (dorėzimi i ndėrtesės ose piketimi i truallit) veēanėrisht nė rastet kur nuk ėshtė i mundur tė bėhet identifikimi nė HTR. Ndėrsa pėr pasuritė e kthyera ose tė kompensuar fizikisht nė bazė tė ligjit “Pėr kompensimin nė vlerė ose me troje ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve, duhet vendimi i Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, plan-vendosja, dėshmia e trashėgimisė nė rastin kur prona u ėshtė kthyer trashėgimtarėve, si dhe proces verbali i dorėzimit tė mbajtur mes Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor dhe pronarit qė i ėshtė kthyer prona. Pasuritė e paluajtshme, tė njohura nė bazė tė dekretit tė Presidentit tė Republikės “Pėr faljen e studiove tė punės piktorėve dhe skulptorėve” regjistrohen me paraqitjen e aktit tė dhurimit nga Komisioni i Pėrbashkėt i Bashkisė dhe i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, plan-vendosja, si dhe dokumenti pėr marrėdhėniet me truallin.
Procesi
Vitet e fundit, dhjetėra padi nė Gjykatė kanė si palė nė proceset civile persona qė kėrkojnė tė rifitojnė tė drejtėn e pronės dhe, nga ana tjetėr, pėrfaqėsues tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Institucioni i ngritur me vendim tė Kėshillit tė Ministrave gjatė kėtyre viteve ka rrėzuar dhjetėra kėrkesa tė qytetarėve pėr t'u njohur si pronarė mbi sipėrfaqe tė caktuara toke. Mirėpo kėto vendime, pas ankimimit nė gjykatė, janė shfuqizuar thuajse tėrėsisht. Nė kėtė mėnyrė duket se qytetarėt kanė gjetur rrugėn e duhur ligjore pėr tė mos humbur betejėn pėr tė rifituar titullin “pronar i ligjshėm”. Por, kjo pėrplasje shkon deri nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Kryeregjistruesi, nė kėto raste, ėshtė i detyruar tė pezullojė pėrkohėsisht regjistrimin e pronės sė paluajtshme derisa tė bėhet ballafaqimi i vendimeve mes AKKP-sė dhe gjykatės. Gjithsesi, sipas legjislacionit nė fuqi, vendimet e gjykatės janė tė detyrueshme pėr t'u zbatuar nga tė gjitha institucionet shtetėrore, nė kėtė rast nga zyrat e regjistrimit. Statistikat tregojnė se AKKP-ja ka pasur konflikte gjyqėsore po prej vendimeve tė saj edhe me institucione tė pushtetit vendor. Kėto tė fundit kanė ngritur pretendimin se po jepen sipėrfaqe qė nga AKKP-ja janė cilėsuar si tė lira, por nė tė vėrtetė janė nė juridiksionin e tyre. Nė kėto raste, sėrish gjykata ka dhėnė verdiktin e saj duke shfuqizuar vendimin e AKKP-sė. Sipas legjislacionit, kur qytetarėt nuk janė dakord me vendimin e AKKP-sė qendrore, kanė tė drejtė tė bėjnė ankimim vetėm pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Tiranė. Ky ankimim cilėsohet i vlefshėm vetėm nėse bėhet brenda 30 ditėve nga njoftimi i vendimit tė AKKP-sė. Pikėrisht kėtė pėrcaktim ligjor kanė shfrytėzuar 1 mijė qytetarėt qė i janė drejtuar gjykatės. Burime pranė kėsaj gjykate shpjegojnė se padi me objekt shfuqizimin e vendimit tė AKKP-sė depozitohen thuajse ēdo ditė. Sipas tė dhėnave zyrtare pranė kėsaj gjykate, procese tė tilla civile zgjasin 460 ditė vetėm nė shkallėn e parė. Mė pas, vendimi, qė tė marrė formėn e prerė, duhet tė kalojė tė gjitha shkallėt e Gjyqėsorit, qė me njė kalkulim tė pėrafėrt duhen rreth tre vjet.

Regjistrim vendimi gjykate pėr fitim pronėsie

Tarifa: 1500 lekė
Taksa e shėrbimit: 300 lekė
Gjoba ditė/vonese: 150 lekė
Afati ligjor pėr paraqitje nė ZVRPP: 30 ditė
Afati max. i procedurės: 30 ditė pune

Lista e plotė e dokumenteve qė nevojiten pėr veprime nė ZVPP
Kodi Emri i dokumentit Institucioni lėshues
Vendim gjyqėsor GJ1 Vendim gjykate ose marrėveshje noteriale pėr krijim servituti Gjykata
GJ2 Vendim gjykate ose marrėveshje pėr heqje servituti Gjykata
GJ3 Vendim gjykate pėr caktimin e kujdestarit tė miturve anėtarė tė familjes bujqėsore Gjykata
GJ4 Vendim gjykate pėr fshirje Gjykata
GJ5 Vendim gjykate pėr regjistrimin e personit juridik Gjykata
GJ6 Vendim gjyqėsor ose akt noterial pėr vendosjen e hipotekimit Gjykata
GJ7 Vendim gjyqėsor pėr kalimin e pronės sė paluajtshme nė pronėsi tė fituesit tė ankandit Gjykata
GJ8 Vendim gjyqėsor pėrfundimtar i formės sė prerė Gjykata
GJ9 Vendim gjyqėsor tė shkallės sė parė ose vėrtetim me shkrim nga organi qė ka bėrė gabimin nė dokumentin pėrkatės Gjykata
GJ10 Vendim i Gjykatės pėr regjistrimin e personit juridik Gjykata
GJ11 Vendimi i kėshillit tė komunės Gjykata
GJ12 Vendimi gjyqėsor pėr vėnie sekuestro ose i ndėrmjetėm Gjykata
GJ13 Vendim gjyqėsor pėr heqje dore nga trashėgimia Gjykata
GJ14 Vendim gjyqėsor pėr ndėrrim emri Gjykata
GJ15 Vendim gjyqėsor pėr ēelje trashėgimie Gjykata 10 Tetor 2009




Burimi: Gazeta Albania Aktualitet

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!